E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezuar Pashket Topi mesazh urimi per besimtaret

Presidenti i Republikës, Bamir Topi uron “Gëzuar Pashkët!” të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, ortodoksë dhe katolikë.

Kreu i shtetit i ka dërguar një mesazh urimi Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos dhe Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës.

“Kjo ditë e shenjtë që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpresës për ditë më të mira, le të shërbejë për të gjithë edhe si ditë e reflektimit dhe e inspirimit për të evidentuar e konsoliduar vlerat e vërteta shpirtërore të shoqërisë shqiptare!”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit Topi.

Azhornuar së fundi ( e diel , 24 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›