Hungari arrestohen 8 ekstremiste ne kampin paraushtarak

Policia në Hungari ka arrestuar disa anëtarë të grupit radikal të djathtë Vedero, të cilët kishin ngritur një kamp trajnimi paraushtarak në afërsi të vendbanimit Göingöspata. Ministri i Brendshëm, Sandor Pinter njoftoi se janë arrestuar tetë nga 20 pjesëtarët e këtij kampi.
Njëkohësisht qeveria hodhi poshtë njoftimet e publikuara në mediat hungareze se Kryqi i Kuq ka larguar nga ky rajon rreth 300 romë nga frika prej ekstremistëve të djathtë. Kryqi i Kuq e konfirmoi këtë edhe për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Në disa vende të Hungarisë me mbështetjen e ekstremistëve të djathtë janë organizuar vetëmbrojtje qytetare, të cilat duan të veprojnë, siç thuhet, kundër kriminalitetit të romëve.