Karburantet Obama Komision hetimor per abuzimet me cmimin

Presidenti Barack Obama u tha amerikanëve se nuk ka asnjë plumb magjik që do të mund të ulte menjëherë çmimin e karburantit dhe premtoi se do t’i japë fund subvencionit 4 miliardë dollarë për kompanitë e naftës dhe gazit. Sipas anketimeve të fundit, amerikanët besojnë se vend i tyre nuk po ndjek rrugën e duhur pikërisht për shkak të çmimeve të larta të karburantit.
Fjalimi i përjavshëm në radio i presidentit i dedikohej pikërisht këtij problemi. Sipas Obamës rigjenerimi i burimeve të energjisë së pastër mbetet e vetmja rrugë për ta shpëtuar vendin nga varësi e plotë prej karburanteve. Administrata Obama ka ngritur një komision hetimor i cili në fokus do të ketë mashtrimin e mundshëm në tregun energjetik dhe gjetjen e spekulantëve që nxisin rritjen e çmimit të karburanteve.