E Diel, 1 Nëntor 2026

Gëzuar ditëlindjen Google! Motori i kërkimit feston 15 vjetorin

Shtatori shënon 15 vjet që kur të diplomuarit Larry Page dhe Sergey Brin zhvilluan një shërbim të vogël uebi nga një garazh në Silicon Valley, i cili arrin të bëhet motori më i madh i kërkimit në botë.

Ueb faqja është quajtur fillimisht BackRub, por u ndryshua në vitin 1997 në Google – një gabim drejtshkrimi i fjalës googol, e cila është një term për një numër të pasuar nga njëqind zero.

Ka një konfuzion rreth ditëlindjes zyrtare të Google, por raportet thonë se dokumentet për të inkorporuar kompaninë ishin paraqitur më 4 Shtator 1998. Kompania u inkorporua tra ditë më vonë dhe domeni ishte regjistruar më 15 Shtator.

Google, megjithatë, tani zyrtarisht feston ngjarjen me një Google Doodle më 27 Shtator.
Është menduar se kjo datë u ndryshua si një përpjekje për të fituar mbulim nga mediat disa vite më parë, në një kohë kur Yahoo ishte duke fituar më shumë terren.

Google është tani motori më i madh kërkimor dhe emri i tij është bërë aq sinonim me kërkimin, sa që është përdorur tani si një folje në të drejtën e vet.

Madhësia dhe reputacioni i tij u rritën me shpejtësi në vitet e para, me më shumë se tre miliardë indekse në dhjetor 2001. Shërbimet e tjera të Google që janë bërë pjesë e jetës së përditshme përfshijnë Google Maps, Google Street View dhe Google Earth, secili duke treguar se sa larg kompania shtrihet në të gjithë globin.

Sistemi i tij operativ Android është softueri më popullor në botë dhe është bashkuar me prodhues, duke përfshirë Asus dhe LG për të nxjerrë në treg pajisje të tilla si telefoni inteligjent Nexus 4 dhe tabletin Nexus 7.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›