E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gianfraco Fini: Të lehtësohet marrja e shtetësisë italiane



Kryetari i Parlamentit italian, Gianfranco Fini, deklaroi se ligji i shtetësisë italiane duhet të amendohet në mënyrë që sipas tij, shumë emigrantë të cilët e meritojnë të jenë shtetas italianë, ta përfitojnë shtetësinë. Media italiane raportojnë se Fini, një nga figurat më të njohura politike në Itali, njëkohësisht kryetar i Partisë Aleancës Kombëtare, deklaroi se është kundër kundërshtarëve të mosndryshimit të këtij ligji. Konkretisht Fini kërkoi që koha të reduktohet nga 10 vite që është aktualisht, në 5 vite për të marrë shtetësinë italiane. Sipas tyre, shumë emigrantë që kanë marrë shtetësinë kanë pasur liri për të kryer vepra penale, por sipas Fini-t, ky nuk është argument madje e kundërshtoi ashpër atë, duke thënë se nuk do të pushojë së punuari deri në rrëzimin e këtij pretendimi. Sot jetojnë më shumë se 4 milionë emigrantë në Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›