Gianfranco Fini, lideri i së ardhmes?
Italinë e do e gjithë bota sepse është e vjetër por mbetet mahnitëse. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë janë marrëdhënie historike me këtyre dy vendeve, të cilat janë krijuar përmes kontaktesh mijëvjeçare. është i vërtetë slogani i lëshuar kohët e fundit në eter se jemi “dy popuj, një det, një miqësi”. Natyrisht miqësia është edhe në nivel politikanësh. Për shembull. Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini ishte dje në një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Por kush është politikani i njohur italian.
***
Gianfranco Fini është një politikan i lartë italian me një karrierë të gjatë politike, i cili ka vozitur mes shumë peripecish, furtunash, dhe ndryshimesh politike në vendin fqinj. Marshimi i gjatë i Finit për të arritur majat e lidershipit të së djathtës liberale, demokratike italiane nis nga një bazë kulturore dhe identitare të djathtë me kockë të fortë. Ai është i biri i Argenio Fini, një vullnetar i Republikës sociale Italiane, më pas anëtar i MSI (lëvizjes sociale italiane) që u krijuar nga militantë të nomenklaturës fashiste.
Mbi emrin e të birit Gianfranco, i lindur në 1952, Arsenio e zgjodhi për nder të një kushëriri të vrarë 20 vjeç nga partizanët. Klima familjare ishte ajo që ishte një familje patriotike, me vlera konservatore dhe me një politikë të djathtë. Por ndodhia që më shumë i paracaktoi destinin e tij ishte ngjarja e ndodhur në moshën 16 vjeçare, çka do të kishte shumë impakt për të ardhmen e tij politike. Rastisi që po shkonte në një kinema për të parë filmin kushtuar luftës në Vietnam “Beretat e Gjelbra” kur papritmazi gjendet në një përleshje fizike me disa simpatizantë të së majtës italiane dhe një grupi të rinjsh Kjo ngjarje i shënjoi fatin sepse e shtyu të regjistrohej në organizatën me qëllime politike-kulturore “Giovane Italia” (italianët e rinj”. Kështu që bëhet pjesë e frontit të rinjve, një organizatë afër Movimento Sociale Italiano, Lëvizjes Sociale Italiane. Pasi mbaroi ushtrinë ai kryesoi frontin e të rinjve, për vullnet kryesisht të kryetarit të MSI Giorgio Almirante, i cili pa tek Fini të ardhmen e një lideri të vërtetë, që do të kishte mundësi ta nxirrte lëvizjen sociale italiane nga izolimi që i vinte nga politika italiane, e dominuar nga dy partitë PCI dhe DC. Fini qysh në fillim pati demonstruar aftësi të jashtëzakonshme veprimi dhe organizimi në territor, duke pasur nuje dhe bashkëpunime me gazetën “Secolo d’Italia”. Kurse në vitin 1983 zgjidhet si deputet i Dhomës së ulët derisa arrin pas 27 vjet politikë të jetë kryetarë aktual i saj.
Njohja e parë me liderin e së djathtës italiane Silvio Berlusconi do të vinte në vitin 1993 kur Fini kishte kandiduar për bashkinë e Romës, një bashki e cila ka qenë gjithmonë një bastion i së majtës italiane. Silvio Berlusconi, një biznesmen i suksesshëm që nuk kishte hyrë akoma në politike shprehet publikisht për mediet se po të votonte në Romë do të zgjidhte Gianfranco Fini, për kryetar Bashkie, çka do të thoshte për Fini-n një zhdoganim i së djathtës ndaj së kaluarës fashiste këtu filloi dhe ngjitja në katet e larta të politikës italiane.
Por ka pasur dhe peripeci në ndryshimin MSI dhe shkrirjen e lëvizjes sociale italiane në një parti të vërtetë politike si, Aleanca Nazionale, me drejtues saj Gianfranco Fini. Evolucioni konstant i tij politik ka shkuar drejt një refuzimi total të fashizmit. Edhe pse kur ishte sekretar i MSI besonte akoma në mundësinë e një neo-fashizmi dhe cilësimin e Musolinit si një shtetar nga më të mëdhenjtë politik. Pas ndryshimi kongresual në Fiuggi, avazh-avazh Fini arriti të shmarkohej nga pozicionet ideologjike të fashizmit, duke e gjykuar në vitin 2003 në Izrael si një “të këqijat më të mëdha të Shekullit XX”. Mirëpo Fini është kritikuar edhe për inkoherencë nga filozofë të djathtës evropiane si Marcello Veneziani dhe Alain de Benoist, që flasin për përfaqësim pak astral të së djathtës nga ana e Finit. Meqenëse si bashkë themelues me Silvio Berlusconi të partisë “Populli i lirisë”, Fini ka pasur disa rezerva sesi Berlusconi i trajton punët e qeverisë dhe marrëdhëniet politike me partinë e koalicionit “Lega Nord”. çka i ka shkaktuar dhe filipikat e gazetës “IlGiornale” të themeluar nga princi i gazetarisë italiane Indro Montanelli, dhe që drejtohet tani nga një profesionist si Vittotio Feltri. Ofensiva e Finit për t’u faktorizuar si pasardhësi i denjë i Berlusconit e ka çuar në disa pozicione diametralisht të kundërta me të. Bile krijimi i fondacioni “Farefuturo” të bëjmë të ardhmen është parë si sfidë konstante politikës Berlusconit në këtë qeveri. Senatori i përjetshëm dhe ish presidenti i Italisë Francesco Cossiga në një gjykim për Gianfranco Fini shprehet “ është më i miri sepse çon përpara lojën e tij politike me një qartësi të admirueshme. Por i mungon mbështetja e doktrinës”.