E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PPE - “Mbështesim Berishën, PS fund grevës”



Partitë Popullore Evropiane mbështesin sërish publikisht koalicionin e djathtë në Shqipëri, duke i bërë thirrje opozitës ti japë fund bojkotit e grevës dhe të kthehet në Kuvend. Pak ditë pas debatit në takimin ndërparlamentar të zhvilluar në Bruksel, forcat e djathta në Parlamentin Evropian, të cilat kanë shumicën e vendeve, theksojnë se "Mbështesim fuqishëm qeverinë e Kryeministrit, Sali Berisha, dhe hapat e saj drejt forcimit të demokracisë dhe hyrjen në Bashkimin Evropian; shpreh shqetësimet e saj në lidhje me thirrjen e z. Rama për grevë urie, përveç bojkotit". Në të njëjtën kohë PPE "kërkon fort që opozita menjëherë të ndalojë bojkotin dhe të fillojë një dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm brenda Parlamentit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›