E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gianni de Michelis:Si i njoha Nanon, Berishen e Pashkon

Arkitekti i operacionit Pelikan, Gianni de Michelis: Ndihem i shpërblyer!

Shumë pakkush mendon sot për atë që ndodhi 20 vjet më parë, kur Shqipëria kishte një perceptim të vagullt për Evropën dhe Evropa nuk dinte asgjë për Shqipërinë. Por nëse përmendet fjala pelikan, kush ka jetuar në atë kohë, e kujton shpejt atë që ndodhi dhe që ishte ardhja nga toka e një pelikani mik në ndihmë të Shqipërisë së varfër dhe të drobitur nga diktatura e gjatë komuniste. Gianni de Michelis, ish zv.kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Italisë, në vitet 90 ishte arkitekti i operacionit Pelikan, një operacion ndihmash financiare nga Italia për të rimëkëmbur fqinjin e vogël përtej Adriatikut. Pas 20 vitesh, ai kthehet në Tiranë dhe mahnitet nga ajo që sheh. Jam i shpërblyer për atë që kam bërë, - pohon në një intervistë dhënë në TV Ora News. Intervistoi: Alfred Peza Në vitet 90 keni qenë një personazh i rëndësishëm i politikës, unë kam qenë rreth 20 vjeç dhe ju mbaj mend shumë simpatik, me flokë të gjatë. Ishin vitet kur shqiptarët kërkonin ndihmë dhe e prisnin me shpresë këtë ndihmë nga Perëndimi, sidomos nga Italia. Unë kam pasur fatin të jem ministër i Jashtëm i Italisë, pikërisht në momentet kur në botë po ndryshonte çdo gjë. Ne u ndeshëm me probleme të reja, të cilat nuk i njihnim më parë. Mbaj mend se çështja shqiptare ishte shumë e ndërlikuar. Shqipëria ishte vendi i fundit që ndryshoi sistemin brenda pak javëve. Episodi i fundit ishte ai i vitit 1989 në Rumani, vend i cili ishte i fundit i Traktatit të Varshavës, që kaloi nga komunizmi në demokraci. Në Shqipëri zgjati pak më shumë. Vetëm në fillim të 1990-s u dukën shenjat e para të krizës së regjimit. Kujtoj kohën kur mijëra shqiptarë pushtuan disa ambasada dhe ky ishte nja nga problemet e para me të cilin u morëm. Kështu, filluan disa marrëdhënie që më parë nuk ekzistonin. Pikërisht në ata muaj filluam të ushtronim presionet e para, sepse kërkonim që tranzicioni të ndodhte butësisht. U përpoqëm që edhe zgjedhjet e para të ishin të lira. Ato u zhvilluan nën ndikimin e regjimit të kaluar, ndaj edhe rezultati ishte i tillë. Fitoi përsëri Partia Komuniste. Ky ishte një problem edhe për ne. Unë kam qenë ministri i parë i Jashtëm nga Perëndimi që kam vizituar Shqipërinë dhe kam takuar menjëherë Presidentin Ramiz Alia. Po përfundonte epoka e Luftës së Ftohtë, u rrëzua komunizmi dhe një epokë tjetër po fillonte, një epokë e re. Kanë kaluar 20 vjet dhe ju jeni përsëri në Shqipëri. Përse keni ardhur dhe si e shikoni nga kjo distancë kohore Shqipërinë? Shqipëria që kam njohur në vitet 1991 1992, nuk krahasohet me atë të sotmen. Në këto 20 vite Shqipëria është afruar shumë më Evropën, megjithëse mendoj se ka përsëri disa probleme organizimi, ligjore e administrative, por sigurisht progresi është i madh. Por problemet kanë qenë të mëdha në fillim të këtij tranzicioni. Për shembull, në Jugosllavi tranzicioni ka qenë shumë më i dhimbshëm se në Shqipëri. Por edhe në Shqipëri, ashtu siç e mbani mend, kalimi ka qenë i vështirë. Në vitet 1991, 1992, 1993, marrëdhëniet, veçanërisht me Italinë, unë mendoj se kanë qenë të frytshme. Ato i dhanë dorën e fundit rrëzimit të regjimit komunist. Kërkonim që kalimi të ishte i butë dhe të mos ndodhte kolapsi në Shqipëri. Duke parë dhe sot punën që është bërë në ato vite, mendoj se sot është shpërblyer me zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë. Ju keni qenë deputet në vitin 1985 kur vdiq diktatori komunist Enver Hoxha. Në Itali a kishte ndonjë ide për të hyrë në komunikim me qeverinë e Tiranës? Për të qenë të sinqertë, ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë atëherë. Në vitet 80 në Itali, nuk kishte më shumë 10 vetë që dinin çfarë ndodhte në Shqipëri, që kishin sadopak informacion. Unë nuk isha deputet, por isha pjesë e qeverisë kur vdiq Hoxha dhe sinqerisht nuk dija asgjë për Shqipërinë. Gati as nuk e kisha marrë vesh që kishte vdekur diktatori. Nuk e kam ndjekur këtë situatë. Në ato vite mbaj mend historinë e vëllezërve Popa që ishin futur në ambasadën italiane. Pikërisht familja Popa hyri në ato vite në ambasadën italiane, në vitin 1985, vetëm pak pasi kishte vdekur Enver Hoxha dhe ka qenë një situatë e komplikuar mes Shqipërisë dhe Italisë. Ju keni qenë protagonist për zgjidhjen e asaj situate, madje keni takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Pérez de Cuéllar. Çflitej në Itali për këtë? Nuk kam qenë ministër i Jashtëm, por gjithsesi e kam ndjekur atë çështje. Kam në fakt, një kujtim të paktë, të asaj që ka ndodhur. Sigurisht për ju shqiptarët situata ka rëndësi, por unë e kujtoj shumë pak këtë situatë. Nuk kisha fare dijeni që ekzistonte një problem shqiptar. Këtë e kam zbuluar më vonë, kur situata në Evropë po ndryshonte. Ne duhet të merrnim parasysh edhe Shqipërinë në ato vite. Nuk kishim as perceptimin më të vogël për Shqipërinë. Për të marrë informacion përdorëm disa kanale të tjera. Përdorëm jo burimet në Shqipëri, por disa shqiptarë të Kosovës, pasi Jugosllavia kishte më shumë marrëdhënie me Evropën. Pra, informacioni ishte shumë i paktë. Italia gjithashtu kishte disa marrëdhënie ekonomike me Kosovën. Pra, për të kuptuar se si ishte situata në Shqipëri, përdora disa nga këta persona. Ndërsa më tej i zbuluam gjërat vetëm. Unë nuk mund të harroj episodin e Vlorës. Vetëm brenda një nate me një anije të vogël erdhën shumë njerëz. Në vitet 1989, 1990, ju keni qenë zv.kryeministër i Italisë dhe në vitet 1989, 1992 ju keni qenë ministër i Jashtëm. Besoj se kjo ka qenë periudha ku ju keni pasur kontaktet më konkrete dhe më direkte me Shqipërinë. Çfarë kujtoni nga momentet e para? Kam qenë ministër i Jashtëm në fund të korrikut 1989, ndërsa në maj të atij viti mora pjesë në Bruksel në festimet e 40-vjetorit të NATO-s. Pas korrikut filloi një ndryshim i madh dhe problemet ishin shumë të mëdha për tu përballur. Si ministër i Jashtëm duhet të përballesha me një situatë shumë të rëndë. U përpoqëm të reagonim menjëherë. Ne u përpoqëm që të kishim një marrëveshje ndërkombëtare, ne duhet të negocionim një marrëveshje formale ndërmjet Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe Jugosllavisë, e cila do të na ndihmonte për të zbutur tranzicionin e periudhës së Luftës së Ftohtë. Ne e firmosëm këtë traktat në 10 nëntor 1989, kohë në të cilën ndodhi edhe rrëzimi i Murit të Berlinit. Pra, siç e shihni, gjërat kanë ndodhur shumë shpejt. Ne nuk mundëm që të evitonim krizën e Jugosllavisë. Në të njëjtin rast, ashtu edhe për Shqipërinë, ngjarjen e Vlorës, unë e mbaj mend, në një nga ato rastet kur unë kam qenë në Shqipëri, qëndroja në aeroport për të negociuar me Shqipërinë, me zotin Ylli Bufi. Negociova operacionin Pelikani, i cli ndaloi kolapsin në Shqipëri. Një negocim që do të shërbente për mospërsëritjen e skenarit të Jugosllavisë. Si u prit rrëzimi i komunizmi në Itali dhe a kishte ndonjë rol Italia? Ne nuk bëmë asgjë menjëherë. Në fakt, në ato vite Italia ishte vendi i vetëm që merrej me Shqipërinë. Kështu, edhe operacioni Pelikani ishte tërësisht ndërmarrje italiane. Nuk ishte një operacion evropian, por thjesht italian. Gjithashtu, duhet thënë se ishte një operacion i suksesshëm, megjithëse sot nuk e kujtojmë shumë. Ky operacion shënoi edhe fillimin e tranzicionit për Shqipërinë. Në ato vite ka pasur një fluks emigrantësh që zbarkonin në brigjet italiane. Si ishin marrëdhëniet tuaja si ish-ministër i Jashtëm i Italisë, me udhëheqësit shqiptarë, Ramiz Alinë dhe të tjerë? Me cilin keni pasur raporte direkte politike? Në ata muaj kishim marrëdhënie shumë të ngushta. Bashkëpunimi filloi me ngjarjen e Vlorës. Erdhën përnjëherësh 20 000 shqiptarë. Kisha përshtypjen se nëse nuk do të kishim ndërhyrë menjëherë situata mund të precipitonte. Nga njëra anë refuzonim emigrantë të ardhur ilegalisht dhe do të importonim krizën brenda Italisë. Bëmë dy gjëra. 20 mijë të ardhurit nga Vlora i futëm në stadiumin e Barit dhe vetëm brenda pak ditësh i rikthyem sërish në Shqipëri. Ndërsa ministri i Brendshëm organizonte këtë operacion, unë ndodhesha në Tiranë, për të negociuar me Kryeministrin Ylli Bufi operacionin Pelikani që filloi disa muaj më vonë. Në fund të fundit e gjithë kjo funksionoi, pasi anëtarët

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›