Deputetja Shqiptare e Rumanisë:''Gjaku nuk bëhet ujë''
Mijëra shqiptarë jetojnë në Rumani, ku pas vitesh humbje lidhjesh me trungun mëmë diaspora shqiptare atje, dikur mjaft e rëndësishme edhe për Shqipërinë, tenton prej një dekade të ringjallë ndjenjën e të qenit shqiptarë.
Mijëra shqiptarë jetojnë në Rumani, ku pas vitesh humbje lidhjesh me trungun mëmë diaspora shqiptare atje, dikur mjaft e rëndësishme edhe për Shqipërinë, tenton prej një dekade të ringjallë ndjenjën e të qenit shqiptarë. Deputetja shqiptare në Parlamentin rumun, Oana Manolescu, rrëfen se si e rigjeti origjinën shqiptare: Gjaku nuk bëhet ujë, thotë ajo ndërsa tregon për standard mbi gjithçka rreth shqiptarëve të Rumanisë Shqiptarët në Rumani i kanë dhënë kombit tonë figura nga më të rëndësishmet, si rilindësi i parë, Naum Veqilharxhi, e po aq shumë kombit rumun, si princat Gjika, në themelimin e këtij shteti. Sot, më shumë se 400 vjet pas migrimeve të para të shqiptarëve drejt Rumanisë, ata gëzojnë të drejta të plota në shtetin rumun, e madje edhe një deputete e përcaktuar për këtë komunitet, kryetaren e Partisë Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë, znj. Oana Manolescu. Në një intervistë për standard, znj. Manolescu sqaron situatën e sotshme të shqiptarëve të Rumanisë, përpjekjet që bëhen për ruajtjen e traditave dhe të kulturës dhe punën e saj si deputete e shqiptarëve në Rumani. Ndonëse marrëdhëniet e shqiptarëve të diasporës me njëri-tjetrin, nuk janë fuqizuar aq sa duhet, sipas znj. Manolescu, në Rumani shqiptarët vijojnë të ruajnë një pjesë të traditave të tyre, të ndihmuar më së tepërmi nga shteti rumun, por edhe nga ambasada jonë në Bukuresht... Në radhë të parë do të doja t'ju pyesja për prejardhjet tuaj personale. Sa kohë ka familja juaj që është vendosur në Rumani dhe nga është origjina e familjes suaj, nëse e dini? Familja e nënës sime e ka prejardhjen nga jug-perëndimi i Republikës së Maqedonisë së sotme, afër Manastirit (sot Bitola). Nuk është gjetur asnjë dokument (kur kanë ikur nga turqit kanë marrë paratë, por jo aktet), por vetëm çdimë nga familja. Ishin arumunë dhe shqiptarë. (Situata të tilla i gjejmë në shumë familje me etni shqiptare në Rumani). I di këto gjëra sepse nëna ime thoshte se, atëherë kur kanë ikur në fillim të shekullit XIX në ara Romaneasca (Trojet Rumune) (sepse paraardhësi im arumun Dhimitër kishte qëlluar një titullar të lartë turk) kanë qëndruar në ishullin Ada-Kaleh pranë Danubit, ku gruaja e tij kishte një të afërm shqiptar në trupat e rojës së kalasë. Ndoshta kanë qenë të krishterë dhe një familje mikse. Quheshin Gjerazi ose Gjerani, nuk e mbante mend mirë as nëna. Babai im (rumun) intelektual, historian, më ka thënë kur isha e vogël, tekstualisht: Ne kemi në familje shqiptarë. Nuk i kam harruar këto fjalë, por kaq di, më vonë nuk kishim të drejtë të flisnim për origjinën tonë, babai ka bërë burg politik dhe ne, fëmijët e tij kemi vuajtur në kohën e komunizmit. Unë kam pasur dosje ndjekjeje në Sigurim. Por kam konsideruar gjithmonë se kam origjinë rumune (shteti rumun konsideron emrin arumun si rumun) dhe shqiptare, edhe pse mund të ketë qenë e largët, kam dëshiruar të bëj diçka për kulturën e paraardhësve dhe për ne, pasardhësit e tyre. Pasi kanë vdekur prindërit e mi, kam filluar të mësoj gjuhën shqipe vetë. Ndoshta ja kam dalë mbanë, por pak. Përreth meje flitet vetëm rumanisht: shkruaj, lexoj edhe flas, por kuptoj me vështirësi. Megjithatë, gjaku ujë nuk bëhet! Përgjatë shekujve shqiptarët në Rumani kanë luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm për Rilindjen Kombëtare Shqiptare, por edhe për vetë shtetin rumun. Cilat janë pikat kryesore të këtyre marrëdhënieve dhe cila është tradita e shqiptarëve të Rumanisë? Shqiptarët janë vendosur përgjatë shekujve (vitet 1595 atestimi i parë dokumentar) në veçanti në qytete, për shkak të zanateve që kishin. Është etnia që është integruar shumë mirë në shoqërinë rumune nga të gjitha 20 etnitë historike të njohura zyrtarisht në Rumani. Personalitetet e mëdha të kulturës kanë qenë me origjinë shqiptare: shkrimtari Viktor Eftimiu ka qenë ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Bukureshtit, poeti Cezar Ivanescu, Kristaq Antoniu (Cristache Antoniu), Aleksander Stavri Drenova (Asdreni) poet i cili ka thurur dhe vargjet e himnit shqiptar me melodinë e muzikantit rumun Pe-al nostru steag e scris unire, (Në flamurin tonë është shkruar bashkimi), familja e sundimtarëve Ghica (Gjika), Lasgush Poradeci poet, Spiru Nicolau arkitekt, Stavru Opari arkitekt, Nik Pemma shkrimtar dhe diplomat, Theodor Economu mjek, Despina Gjirokastra graficiene, Nicolae Rafael këngëtar, Dumitru Mihailescu-Toscani muzikant, Gheorghe Danga muzikant, Chiril Economu aktor, Lucia Djamo-Diaconita sllaviste, Mitrush Kuteli (Dumitru Pascu) shkrimtar, Vasile Lupu sundimtar i trojeve të Moldavisë (1634-1653), Constantin Drako (Draco) sekretari i sundimtarit Constantin Brzncoveanu (Trojet Rumune 1688-1714), Constantin Caraiani këshilltar për riorganizimin e shkollave në kohën e sundimit në Moldavi të Grigore Alexandru Gjika (1849-1853 dhe 1854-1856), Alexandru Gjika financist i madh, Naum Veqilharxhi nga Brailaautori i abetares së parë shqipe në 1841. Në revolucionin e Tudor Vladimireskut të 1821 kanë luftuar shqiptarë (dhe stërgjyshërit e mi që sapo kishin ardhur nga Ballkani kanë luftuar me Tudorin në 1821). Dhe më pas kanë qenë arnautëtshqiptarë nga trupat e rojës së sundimtarëve dhe bejlerëve, të shquar për besnikërinë dhe trimërinë e tyre. Nga këta e kanë prejardhjen shumë shqiptarë të Rumanisë. Cilat janë veçoritë e gjuhës, veshjeve, traditave etj., të shqiptarëve të Rumanisë? Duke u ngatërruar prej dhjetëra-dhjetëra vitesh me popullsinë rumune, sepse ishin ortodoksë element i integrimit të shpejtë me popullsinë mazhoritare, gjithashtu, ortodoksët shqiptarë të Rumanisë kanë humbur veshjet popullore. Ne, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) kemi filluar të ribëjmë kostumet popullore për ansamblin tonë artistik Serenada ose për tu përdorur në manifestime të ndryshme. Gjithashtu, gjuhën e flasin vetëm të moshuarit ose të rinjtë shqiptarë që kanë ardhur për studime në Rumani dhe janë vendosur këtu. Afërsisht dy breza shqiptarësh të Rumanisë nuk flasin gjuhën. Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë ka filluar mësime të gjuhës shqipe në Revistën Miku i Shqiptarit, ka nxjerrë deri tani 2 manuale dhe bëjmë mësime për ata që dëshirojnë. Traditat ruhen nga pikëpamjet e zakoneve besimtare të krishtera ortodokse ose myslimane dhe nga pikëpamja e gastronomisë, i recetave të kuzhinës, të cilat transmetohen brez pas brezi me sukses. Lidhja Shqiptarët e Rumanisë do të botojë librin e dytë me receta shqiptare për informimin e të gjithëve, vëllimi i parë me 4000 kopje, i kërkuar shumë prej rumunëve, i cili është mbaruar komplet. Sa janë sot shqiptarët e Rumanisë dhe cilat janë problemet e tyre specifike? Regjistrimi i popullsisë i vitit 2002 ka nxjerrë vetëm 520 shqiptarë, por ne vlerësojmë se janë disa mijë. Arsyet e numrit të vogël zyrtar janë të ndryshme, por nuk është problem për ne, ka qenë një nga detyrat e ALAR të japë shumë shtetasve rumunë, njohuri që i përkasin etnisë shqiptare dhe ia kemi dalë mbanë. Por rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008 për ALAR (rreth 9000 vota) kanë konfirmuar se numri jonë është më i madh dhe që kemi shumë miq dhe simpatizues. Kur është krijuar ALAR, sa anëtarë ka dhe cilat janë aktivitetet kulturore që organizon ALAR? Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) është person juridik rumun, joqeveritar, pa qëllim fitimprurës, krijuar për përfaqësim publik, promovim dhe mbrojtja e interesave të etnisë shqiptare në Rumani. ALAR preokupohet, nëpërmjet aktiviteteve të saja, për ruajtjen e identitetit shpirtëror dhe etnik të shqiptarëve të Rumanisë. Komuniteti shqiptar i Rumanisë e ka prejardhjen nga emigrantët shqiptarë të vendosur në Rumani përgjatë shekujve. Shumica e shqiptarëve të Rumanisë jetojnë në Bukuresht, Konstanca, Ilfov, Bacau, Giurgiu, Cluj, Arge, Ialomia, Prahova, Brasov, Olt, Timi, Alba, Bihor. Ata janë të shpërndarë afërsisht në të gjitha rrethet e vendit. Shqiptarët që kanë ardhur në Rumani pas vitit 1991 ja