Ekspozita e artistëve kosovarë në Muzeun Kombëtar

Tiranë, 27 qershor, NOa, Milena Selimi - Dy grafistë e dy piktorë paraqiten me plot 70 punime në Muzeun Historik Kombëtar. Kanë qenë grafistët Armend Fazliu dhe Migjen Limani si edhe piktorët Armend Rushiti dhe Venhar Sadiku që u paraqitën këtë fundjavë para publikut të kryeqytetit me një ekspozitë në pikturë dhe grafikë.
Pretendohet që kjo ekspozitë me 70 punime në këto gjini e artistëve nga Prishtina do të qëndrojë e hapur në MHK për pak ditë. Ajo do të mbyllet më datë 28 qershor.
Është një traditë e përbashkët e artistëve paraqitja sëbashku. Në Kosovë, ata janë prezantuar së bashku në ekspozita të ndryshme. Konsiderohen si të rinj shumë premtues dhe të veçantë ën zgjedhjet e tyre.
Në vendin e tyre ata janë vlerësuar si artistë të rinj, por me një të ardhme mjaft të mirë përpara. Migjen Limani, në ciklin e tij më të ri të realizimeve grafike në teknikën e monotipist sjell një frymë të re krijuese.
Simbolikë e veçantë te ky artist vërehet rrethi figurativ si metaforë e një kuptimi filozofik, i cili mund të merret si glob apo si diell që në fakt paraqet kuptimin e lindjes dhe virgjërisë.
Armend Fazliu vjen me disa teknika në fushën e grafikës. Ai sjell peizazhin modern dhe kompozicione të cilat flasin me një gamë të pasur figurative. Në veprat e Venhar Sadikut paraqiten kryesisht njerëz të cilët vijnë në pikturën e tij me të përditshmen e tyre. Ndërkaq, pikturat e Armend Rushitit janë të realizuara në teknikën vaj në pëlhurë.
Ato vijnë mjaft realiste duke sjellë me vete edhe simbolikën e mikpritjes shqiptare, është thënë në medien e përditshme shqiptare.
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")