E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta fluturuese, "Shijoni Italine"

Kompania shteterore e fluturimeve nderkombetare "Alitalia", duke vazhduar linjat e perhershme ne Itali, eshte duke promovuar per kete vere, destinacione dhe sherbime te reja. Me 630 fluturime te perditshme, "Alitalia" po qendron ne krye te linjave ajrore italiane, duke ofruar fluturime me shume se cdo linje tjeter ajrore per ne Itali dhe ne 83 destinacione ne te gjithe boten. Ndersa brenda Italise, nga Roma ofron 23 linja te tjera vendase, ne pjesen tjeter te botes, "Alitalia" ofron mundesi zgjedhjeje ne te gjithe Evropen, Ameriken e Jugut dhe te Veriut si dhe Mesdheun. Per me teper, "Alitalia" ne tremujorin e pare te 2008, ka permiresuar performancen dhe pergjegjesine operacionale per te gjithe rrjetin e fluturimeve.

Gjithashtu ne Shqiperi, "Alitalia" eshte e afirmuar si kompania me pozicion dominues per tregun e Italise. Duke mundesuar ne veren e 2008, 21 fluturime direkt javore nga Tirana (14 ne Rome dhe 7 ne Milano) dhe duke ofruar gjithashtu nje larmi te gjere, jo vetem te orareve te nisjes, por dhe tarifa shume konkurruese. Nder risite per kete vere, "Alitalia" evidenton linjen e nisur me 1 qershor, nga Tirana ne Los Anxhelos nepermjet Romes me 5 fluturime javore. Fluturimi operohet me Boeing 777 (42 vende klase biznesi dhe 249 vende klasi ekonomike), duke siguruar nje orar te pershtatshem dhe komoditet per pasagjeret. "Vemendja e vecante qe u kushtohet te gjitha aspekteve te sherbimit dhe perpjekjeve per te rritur cilesine e produktit, dallohet menjehere jo vetem ne eksperiencen e udhetimit me "Alitalia", por edhe ne ngrohtesine tipike italiane dhe stilin elegant te saj", pohon stafi i "Alitalias".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›