Haga liron nga akuzat Lube Boshkovskin
Gjyqtarët e Apelit në gjykatën ndërkombëtare të Hagës kanë konfirmuar sot vendimin për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski.
Gjyqtarët kane deklaruar se nuk ka prova që të tregojnë se Boshkovski dështoi në marrjen e masave për të shmangur masakrën e vitit 2001 në fshatin Luboten.
Akuza në fjalë ishte ngritur nga prokurorët e çështjes, të cilët e konsideronin ish-ministrin si përgjegjës për masakrën e 10 shqiptarëve në këtë fshat.
Ndërkohë, për të njëjtën ngjarje, gjykata ka konfirmuar dënimin me 12 vjet burg për ish-kreun e policisë maqedonase, Johan Tarcullovski.