E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia i dorëzon Hagës ditarët e Mlladiçit

Serbia i ka dorëzuar Tribunalit të Hagës ditarët e ish-liderit të serbëve Ratko Mlladiç.

Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës e cila theksoi se Serbia i ka dorëzuar ditarët e ish-liderit ushtarak të serbëve boshnjakë, Ratko Mlladiç.

Ditarët e Mladiçit, do të përdoren si material dëshmues në gjykimin kundër liderit politik të serbëve boshnjakë, Radovan Karaxhiç.

Gjenerali i serbëve boshnjakë Ratko Mlladiç akuzohet nga gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit dhe genocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›