E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë/ Pritet miratimi i planit për ndalimin e ferexhesë

Ministrja e drejtësisë e Francës, Mishel Aliot-Mari, ka paraqitur propozim-ligjin, që parashikon ndaljen e përdorimit të ferexhesë myslimane, në të gjitha vendet publike në këtë vend.
Nëse ky propozim miratohet, atëherë femrat që mbajnë ferexhe në vende publike, mund të dënohen me gjoba në shuma që variojnë nga 150 euro.
Me këtë propozim, poashtu, parashikohet që nëse dikush e detyron gruan të mbuloj fytyrën ose ta fshehë gjininë e saj, ballafaqohet me dënim me burg në kohëzgjatje një vit dhe dënim me gjobë deri në 15 mijë euro.
Ky propozim, për të cilin pritet të votohet në vjeshtë, do të jetë i plotfuqishëm gjashtë muaj pasi ta miratojnë të dy dhomat e Parlament të Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›