AP e KiE miraton raportin e Dick Marty

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportuesit zviceran Dik Marti. I vetmi ndryshim që pësoi raporti pas debatit të sotëm ishte titulli, të cilit i është shtuar fjala "hetim" mbi trafikimin. Nga një sërë amendamentesh të propozuara nga delegacioni shqiptar, ka kaluar vetëm ndryshimi i emrit të draft rezolutës.
“Hetimet lidhur me dyshimet për trajtimin johuman dhe trafikim organesh” titullohet tashmë rezoluta, titull që zbret në nivel të dyshimeve akuzat e raportit të martit. Rezoluta bën thirrje për hetimin për të vërtetuar këto dyshime.
Në mbështetje të raportit të tij, Dik Marty ka dhënë dhe një konferencë për shtyp, ku ka theksuar se raporti mbështetet mbi dëshmi reale. Ai ka theksuar se raporti nuk ngrihet kundër shqiptarëve të Kosovës apo të Shqipërisë, por është përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në rezolutë është kërkuar që EULEX-i të jetë ai që do të merret me hetimet e ngritura në raportin e Martit.
Më herët Marty paraqiti raportin e tij në parlamentin europian. Në të, ai akuzon disa prej krerëve të ish- Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës për krime të rënda gjatë luftës dhe pas saj. Ai akuzoi grupin e Drenicës të udhëhequr nga kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, për rrëmbimin e serbëve dhe shqiptarëve, vrasjen e tyre, marrjen e organeve të tyre në Shqipëri dhe shitjen.
Kreu i delegacionit shqiptar Ilir Rusmajli bëri thirrje që akuzat e ngritura të mos keqpërdoren, ndërsa kërkoi dhe mbështjetje për amendamentet e propozuara. "Cfarëdo që të jenë këto akuza nuk duhen që të keqpërdoren për të nxjerr konkluzione të padrejta, por as për të nxjerr dënim kolektive ndaj grupeve, forcave politike, apo kombeve të caktuara. Dhe në këtë aspekt ftoj raportuesin që ti ketë parasysh këto gjëra dhe anëtarët e tjerë të asamblesë. Autoritetet në Kosovë mbështesin punën e EULEX në këtë drejtim, ndaj ju ftoj kolegë të mbështesni amendamentin që ju kemi kërkuar", u shpreh Rusmajli.
Anëtari i delegacionit nga Shqipëria, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij tha se raporti i Dick Marty është i inicuar nga Serbia dhe Rusia me qëllim që të akuzojë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, dhe UÇK. "Kjo histori është e mbushur me sajesa të pavërteta dhe mbart në vetvete shumë propagandë. Në të duket qartë që kriminelët janë vendosur në të njëjtin niveld he janë barazuar me viktimat", tha Idrizi.
Pala kosovare i ka quajtur akuzat të pabaza dhe ka kërkuar përgjegjësinë e europarlamentarit nga Zvicra. Zyrtarëve të Prishtinës nuk u është lejuar të jenë pjesëmarrës në punimet e Asamblesë, meqë Kosova nuk është anëtare e organizatës.