E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gignac thyen këmbën

Sulmuesi i Olympique Marseille, Andre-Pierre Gignac do të qëndrojë jashtë fushës për gjashtë javë pasi theu këmbën e majtë në humbjen 1-0 nga Troyes të dielën, ka njoftuar klubi nga Velodrome.

“Andre-Pierre Gignac ka pësuar frakturë në këmbën e tij të majtë. Ai do të qëndrojë jashtë fushës për gjashtë javë, sipas stafit mjekësor”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Marseilles të hënën.

Pas dy sezoneve dëshpëruese në Marseille, Gignac ka shkëlqyer në këtë fillim stinori duke realizuar pesë gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›