Gigs-RuniMançesteri drejtfinales së Londrës
ANGLI- Një Rajan Gigs i pavdekshëm dhe një Uejn Runi në superformë i kanë dhënë fitoren 2-0 Mançester Junajtid, në gjysmëfinalen e Champions League të zhvilluar sonte në “Veltins Arena” të Gelzenkirshenit. “Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar një sfidë spektakolare, duke dominuar nga fillimi në fund përballë një ekipi dukshëm inferior. Raste të shumta për anglezët, që tashmë e shohin veten me një këmbë në finalen e “Uemblit”. Ekipi i Aleks Ferguson nuk ka bërë gabimet e Interit, duke mos e nënvlerësuar për asnjë moment surprizën me emrin Shalke. Madje, po të mos ishte për pritjet e Manuel Nojerit në pjesën e parë, Mançesteri mund të kishte marrë një fitore me goleadë në tokën gjermane. Përpos kësaj, rezultati 2-0 të lë shumë pak vend për dyshime. “Djajtë e Kuq” thuajse e kanë siguruar një vend në finalen e 28 majit, ndonëse do t’u duhet të luajnë edhe 90 minuta për ta zyrtarizuar një gjë të tillë. Përsa i përket ndeshjes, ajo nisi me një Junajtid tërësisht në sulm. Uejn Runi rrezikon pas vetëm 2 minutash, pas një topi të devijuar që për pak befason Nojer. Më pas është Çikarito që ka shansin më të mirë, por meksikani, i menduar fillimisht në pozicion jashtë loje, ka gabuar fatalisht përballë portierit të kombëtares gjermane. Në minutën e 67-të, një pasim i artë i Uejn Runit gjen të lirë në zonë Rjan Gigs, i cili mposht Nojerin me një goditje perfekte. Në ndeshjen e 125-të në Champions League, uellsiani tregoi se mbetet ende një lider në fushë. Pa kaluar as minuta nga goli i parë, Çiçarito Hernandez jep një top për Runin, që mposht Manuel Nojer për herë të dytë. Deri në fund, anglezët kanë kontrolluar qetësisht ndeshjen, duke mos hasur asnjë vështirësi.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)