E Diel, 1 Nëntor 2026

Gilardino i mungon fushës së lojës

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino do të mungojë gjashtë javë në fushën e lojës, pas lëndimit të gjurit të majtë që pësoi në përplasje me portierin e Udineses Samir Handanovic në ndeshjen e zhvilluar ditën e dielë, e cila përfundoi me rezultatin 2-0.
 

Fiorentina ka njoftuar se testet mjekësore kanë vërejtur dëmtim të ligamenteve dhe sulmuesi italian do të qëndron jashtë fushës për periudhën kohore nga pesë deri në gjashtë javë. Gilardino shënoi në fitoren 2-0 ndaj Bolognas në ndeshjen e parë të sezonit të ri Seria A.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›