E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet europiane Bajern fiton ndaj Shalkes

Bajerni i Mynihut nuk ndalet në objektivin e tij për t’u kthyer te titulli kampion në Gjermani. Bavarezët e drejtuar nga Jup Heinkens kanë regjistruar një tjetër fitore në javën e gjashtë të Bundesligës, duke mundur në tranfertë 0-2 Shalken. 

Një gol i Nils Petersen në pjesën e parë dhe një tjetër i shënuar nga Tomas Muller në minutën e 75-të vulosën fitoren e Bajernit të Mynihut, i cili vazhdon të kryesojë renditjen e Bundesligës me dy pikë më shumë se ëerder Bremen. Ky i fundit u ndal në ndekjen ndaj bavarezëve pas barazimit 1-1 në fushën e Nurenberg. Skuadra e Tomas Schaf shënoi e para me turkun Ekici, por vendasit barazuan në pjesën e dytë duke marrë një pikë të rëndësishme në këtë javë të kampionatit gjerman.

Në Francë, Olimpiku i Lionit ka marrë kryesimin e Ligës 1, pas fitores 2-0 kundër rivalëve të Olimpik Marsejës. Gomis dhe Bastos do të vulosnin suksesin e vendasve që në pjesën e parë dhe në të njëjtën kohë do të konfirmonin krizën e skuadrës së Deschamps, e cila e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon. Pas kësaj fitore Lion është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, një më shumë se Montpellier e vendit të dytë. Në kampionatin hollandez, Tuente ka parakaluar rivalët për titull, duke marrë kreun e renditjes pas fitores së thellë 5-2 kundër Den Haag. Vendasit dominuan sfidën, duke konfirmuar edhe një herë veten si pretendentë për të fituar titullin kampion bashkë me PSV Eindhoven dhe Ajaksin që në përballjen e tyre në javën e 6-të të Eredivisie nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›