E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Stoner Jam prane titullit kampion

Triumfi në Cmimin e Madh të Spanjës ka shtuar kuotat e Casey Stoner në objektivin e tij për të fituar titullin kampion në këtë Botëror të MotoGP. Piloti Australian i Honda kaloi i pari finishin në cirkuitin Aragon dhe në të njëjtën kohë përfitoi nga vendi i tretë i Jorge Lorenzos për të thelluar më tej diferencën në krye të renditjes. 

Pas këtij suksesi Stoner ka bërë të ditur se tani beson akoma më shumë te titulli kampion. “Sigurisht që jam i lumtur, pasi po ruajmë një ritëm të lartë. Këtë e treguam edhe në Spanjë dhe gjithcka po shkon në mënyrën më të mirë. Kemi edhe pak rrugë për të bërë deri te tiulli kampion dhe unë jam optimist se në fund do të festoj këtë sukses’, ka thënë Stoner, i cili fitoi titullin kampion bote në vitin 2007, por atëherë ai garonte për skuderinë Dukati.

Kur mbeten edhe katër gara deri në fund të sezonit Stoner ka 44 pikë më shumë se kampioni i botës në fuqi Jorge Lorenzo. Por deri në fund, australiani parashikon një betejë të fortë për titullin kampion. “Nuk duhet të shpërqëndrohem në këtë moment. Ka ende gara dhe mendoj se tani rivaliteti do të jetë më i fortë”, ka përfunduar Stoner. Gara e ardhshme e MotoGP do të zhvillohet më 2 tetor në Montegi për Cmimin e Madh të Japonisë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›