Trajneri i Bullgarisë, Matthaus shkarkohet nga detyra

Federata Bullgare e Futbollit ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin Lothar Matthaus. Legjenda gjermane mori drejtimin e përfaqësueses së Bullgarisë një vit më parë, pas dorëheqjes së Stanimir Stoilov, mirëpo ish-ylli i Bayern Munichut ka qenë shënjestër e kritikave pasi nuk arriti ta kualifikojë këtë vend në Euro 2012.
“Kontrata e Matthaus nuk do të rinovohet. Bullgaria ka arritur rezultate të dobëta nën drejtimin e tij dhe ka tensione mes tij dhe lojtarëve”, ka thënë presidenti i federatës, Borislav Mihaylov.