Spanja fiton kampionatin europian te basketbollit

Spanja ka fituar për herë të dytë radhazi titullin kampion Europe në basketboll, pasi mundi Francën 98-85 në një finale spektakolare përballë 15 mijë tifozëve të pranishëm në “Zhalgiris Arena” të kryeqytetit lituanez Kaunas. E udhëhequr nga Juan Carlos Navarro, autor i 27 pikëve dhe i shpallur si lojtari më i mirë i turneut, përfaqësuesja spanjolle dominoi krejtësisht finale, duke qëndruar gjithmonë në avantazh përballë francezëve që kërkonin të impnonin lojën e tyre falë basketbollistit të NBA, Tony Parker.
Ky I fundit ishte shënuesi më i mirë për Francën me 26 pikë, por përballë lojtarëve si Jose Louis Calderon dhe qëndrës së Los Angeles Lakers Pau Gasol e kishte të pamundur të drejtonte skuadrën e tij drejt suksesit. Spanja nisi kryesimin që në periodën e parë, ndërsa e ruajti avantazhon deri në fund, duke e mbyllur e finale me 13 pikë më shumë.
Pas këtij triumfi, Spanja bëhet skuadra e parë që fiton dy herë radhazi titullin kampion Europe që nga koha e Jugosllavisë, e cila e kishte regjistruar këtë record në vitin 1995 dhe 1997.
Nertan Prifti