E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gingrich dhe Perry nuk do të garojnë në Virginia

Partia republikane në shtetin amerikan të Virginia-s njoftoi se kandidatët presidencialë, Newt Gingrich dhe Rick Perry, nuk do të jenë në fletët e votimit të zgjedhjeve paraprake të këtij shteti më 6 mars.

Pretendentët republikanë duhet të paraqesin peticionet me firmat e votuesve për të fituar njohjen e shtetit për kandidaturat e tyre. Zyrtarët republikanë thanë se Perry dhe Gingrich nuk arritën të paraqesin firma të mjaftueshme të votuesve në dokumentet e tyre, e në këtë mënyrë nuk mund të paraqiten në fletët e votimit të përgatitura nga ky shtet.

Lajmet vijnë si një shuplakë ndaj të dy kandidatëve, veçanërisht për Gingrichin, i cili jeton në Virginia. Ai është parë si më favoriti në garën presidenciale republikane.

Dy kandidatët e tjerë, Mitt Romney dhe Ron Paul, u kualifikuan për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake.

Virginia shihet si një shtet i rëndësishëm përcaktues ku asnjëra parti nuk dominon, duke e bërë atë një fushë beteje që mund të ndihmojë në përcaktimin e rezultatit në zgjedhjet e përgjithshme nëntorin e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›