Interit i duhet Liga e Kampionëve

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Ernesto Paolillo ka pranuar se skuadra duhet të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve përndryshe klubi duhet të reduktojë edhe më tepër buxhetin për sezonin e ardhshëm.
Pas një starti katastrofal të sezonit, Nerazzurrët përfunduan vitin në pozitën e pestë në Serie A.
“Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është i domosdoshëm, përndryshe do të duhet të reduktojmë edhe më tepër buxhetin tonë”, tha Paolillo për Tuttosport. Nga ky sezon, vetëm tri skuadrat e para në Serie A do të kenë vend në Ligën e Kampionëve.