Peskov: Putin ka ende mbështetjen e shumicës

Pas protestës më të madhe opozitare në Rusi, zëdhënësi i kryeministrit Vlladimir Putin, ka thënë se ky i fundit ende ka mbështetjen e shumicës në Rusi.
Zëdhënësi, Dimitri Peskov, ka thënë se rusët duhet të “trajtojnë opinionin e shumicës me respekt”.
Këto komente nga zëdhënësi i kryeministrit Putin, vijnë një ditë pasi udhëheqësi i fundit sovjetik, Mikhail Gorbaqev, i ka bërë thirrje Putinit të ndjek shembullin e tij dhe të largohet.