E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giordano: Jemi te gjithe arbereshe dhe keshtu do te mbetet

INTERVISTA/ Seminari per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare ka bere shume per arbereshet e Italise, i ka ndikuar ata dhe iu ka dhene mundesine e qasjes ndaj gjuhes arbereshe dhe letersise e kultures shqiptare, si dhe ka fuqizuar edhe me shume kulturen e tyre, thote ne intervisten per radion Evropa e Lire, albanologu arberesh, Agostino Giordano.

Ju jeni per te disaten here ne Seminarin e Gjuhes, Letersise dhe Kultures Shqiptare. Gjate ketyre viteve, sa keni verejtur se ka krijuar lidhje ky seminar me arbereshet qe jetojne ne Itali?

Ky seminar ka bere shume per arbereshet, i ka ndikuar shume ata, i ka qasur arbereshet ndaj gjuhes arbereshe dhe ndaj letersise dhe kultures shqiptare. Kjo nuk do te thote se i ka shqitur nga Arberia, apo i ka shqitur nga bota arbereshe, por e ka fuqizuar edhe me shume kulturen e tyre. Edhe une jam rritur bashke me kete seminar. Heren e pare kam ardhur ketu ne vitin 1976, ne vitin e trete qe mbahej.

Eshte thene ne disa raste nga albanologet qe kane ardhur nga Italia, albanologe arbereshe, qe megjithate pozita e arberesheve ne Itali nuk ka qene ndoshta aq e veshtire sic e kane pare shqiptaret e Kosoves ne nje kohe. Qendron kjo?

Jashte atdheut cdo pakice ka veshtiresi per t’i ruajtur dhe per t’i leshuar rrenjet, qe t’i zhvilloje doket tjera, per te bere nje tjeter kulture, per te shkruar me gjuhen e te pareve. Kjo eshte veshtiresi. Patjeter, edhe ne ne Itali e kemi pasur kete veshtiresi. Por, Zoti na e ka dhene mundesine, na e ka dhene fuqine. Kemi pasur shtrengime. Per shembull, nga ana e papeve dhe nga ana e mbreterve e kemi pasur rrugen e hapur. Nga ata e kemi pasur ftesen qe te shkojme ne Itali dhe per te krijuar katundet tona. Por, nga ana e baroneve lokal, nga ana e peshkopeve latin lokal, nga ata kemi qene te luftuar shume. Por, koke-ngurtesia jone ka fituar edhe mbi jomikpritjen e tyre.

Megjithate, a mbrohen sot arbereshet dhe pakicat ne kete rast ne Itali dhe gjuhet e tyre?

Po. Nese shkuan afer 5 shekuj e gjysme qe nga emigrimi i arberesheve nga Shqiperia drejt Italise, kemi pasur fuqine, kemi pasur zemer, kemi pasur kulture per te leshuar rrenje ne ate bote. Ka polemika dhe thuhet se nuk kemi qene aq te mirepritur nga Italia. Por, mikpritjen nese nuk e gjen, atehere e krijon. Edhe nese ai qe te pret, nuk te jep doren te te flase, ti sillesh mire dhe ai e kupton qe je i mire dhe te ofron. Do te thote, Itali sot e qe nga viti 1999, Parlamenti italian, ka biseduar per ne dhe per te gjithe minoret gjuhesor dhe historik te Italise. E kishte filluar me shume para per t’i ndihmuar keto pakica, por tash pas krizes ekonomike qe po e pershkon tere Evropen, por edhe Italine, keto financime vijne duke u shuar, duke u pakesuar shume. Por, sa per kete, arbereshet jane te mesuar te mbijetojne vetem, qofte edhe pa ligj (ndihmen ligjore) krahinor, provincial e shteteror. Si kemi jetuar deri tani? Kemi jetuar me vullnet, me zemer, me fuqi.

Ju sot keni mbajtur nje ligjerate. Cila ka qene tema dhe cfare keni sjelle?

Kete kumtese, qe nuk pata motin (kohen) ta lexoja te gjithen, e kam shkruar ne arberisht. Kam folur per ate se sa mundesi ka kjo gjuhe e kesaj pakice arbereshe te Italise, te mund te beje letersi. Pas meje, tre apo kater zoterinj ketu, profesore te ketij universiteti dhe universiteteve tjere, kane folur per De Raden, per Seremben, Santorin. Do te thote se me kete gjuhe, qe po flas tash, mund te behet letersi. Me arberishten mund te behet poezi. Nese nuk e marrim nga Matrenga, te viti 16-te e deri me sot, nese ne nga faqet e letersise shqiptare i shqerrim (shqyejme) ato faqe qe flasin per poetet, shkrimtaret, dijetaret dhe intelektualet arberesh, ndoshta tek ai liber qe flet per letersine shqipe do te mbetet vetem gjysma.

Do te thote, ju mendoni se mund te shkruhet edhe tani ne arberishte?

Une shkruaj ne arberisht. Thone te tjeret se jam edhe poet. Thone te tjeret, nuk e them une. Para nje muaji, nga shtepia botuese “Faik Konica”, ketu ne Prishtine, ka dale nje vellim i titulluar “Telat e zemres”, ku e kam nisur me arberishten, ne vitin 1971, kur kam shkruar arberisht. Kam shkruar pastaj me shqipen dhe perseri u ktheva tek arberishtja, sepse e kuptova edhe sepse jam drejtor i nje reviste arbereshe e vetmja, ku shkruhet vetem arberisht ose shqip dhe quhet “Jeta arbereshe”. Kam filluar ta shkruaj ne vitin 2002 dhe tash jemi tek viti i 11-te. Jam kthyer te shkruaj ne arberishte, sepse me kete gjuhe mund te behet letersi, ashtu sic mund te shkruhet nje artikull, proze ose e ngjashme dhe mund te behet edhe poezia. Sot ka dale edhe nje vellim tjeter ketu ne Prishtine dhe jam i gezuar per kete.

A mendoni se do te ruhen per gjate raportet dhe marredheniet ndermjet shqiptareve te Kosoves, te Shqiperise dhe te arberesheve, te pakten ne fushen profesionale te albanologjise?

Patjeter, ne jemi te gjithe te nje nene. Do te thote, shqipja eshte si te ishte nje lumio (lum) e ne jemi te gjithe perrenj rrekaq (rrjedhes). I sjellim uje ketij lumi te madh. Dua te them se arbereshet nuk jane nje dege e shkeputur nga Shqiperia. Jemi te gjithe nje, por e kemi kete krenari tonen qe ta mbajme gjalle kete gjuhe (arberishten), sepse me kete gjuhe eshte shkruar nje pjese e letersise shqiptare ne pergjithesi. Mbi kete gjuhe dhe mbi autoret qe kane perdorur kete gjuhe, edhe sot ne seancen e pare shkencore per letersine (ne kuader te Seminarit), kemi pare se 70 per qind e kumtesave, kane shkuar patjeter, nuk e di pse, per letersine arbereshe. Ne nuk kemi asgje kunder Shqiperise, as kunder shqipes dhe kunder askujt. Njeriu shkruan si do, si i pelqen atij, por edhe sepse letrari zgjedh nje gjuhe, nje udhe te vecante prej nje tjetri dhe me kete ai ben poezi ose proze artistike. Atehere, te mireseardhura jane te gjitha gjuhet, te folmet arbereshe me te pastra, e ashtuquajtura gjuha standarde arbereshe, si dhe gjuha standarde shqipe. Mirepo, e mireseardhur eshte, nese ndonje ben letersi ne gjuhen (dialektin) gege. E pse jo? Atehere, Fishta a nuk ben pjese ne letersine shqipe? Ai eshte nje nder me te medhenjte. De Rada eshte arberesh. Nuk ben pjese ne kete? Domethene, ne jemi pjese te se njejtes zemer dhe jemi pjese e te njejtit komb. Me pare na thoshin arber. Pastaj na kane kujtuar per pese shekuj e gjysme si arber, arberesh dhe Arberi, etj. Jemi arbereshe. Jemi te gjithe arbereshe dhe keshtu do te mbetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›