Giroud: Unë më i mirë se Van Persie!

Sulmuesi i Arseanlit, Olivier Giroud ka deklaruar se ai është më i mirë se sa Robin Van Persie. Sipas Giroud ai ka start më të mirë se Van Persie në Arsenal gjë e cila duhet të vlerësohet.
"Unë kam shënuar 14 gola në 33 ndeshje gjë të cilën Van Persie nuk e ka bërë në fillim si lojtar i Arsenalit. Kjo mund të arsyetohet paksa sepse ai ishte një futbollist i ri, por se për mua është një start shumë i mirë. Kjo nuk do të thotë se do të ndalem me kaq. Unë po mësoj çdo ditë më shumë. Kam fat të punoj me një trajner si Wenger cili ndikon që unë të përmirësohem çdo ditë" deklaroi Giroud./Indeksonline/