E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez, jo vetëm sulmues, është edhe portier

Sulmuesi fantastik uruguajan, Luis Suarez nuk di të jetë vetëm një sulmues i zgjuar. Sulmuesi i Liverpoolit në disa raste ka treguar aftësinë e tij edhe si portier.

Madje në botërorin e kaluar Luis Suarez u bë një hero i Uruguajit kur në ndeshjen vendimtare me Ganën ndali një top me dorë duke bërë që Uruguaj të kaloj atë fazë me ndaljen e tij. Para miqësores së sotme me Spanjësn, El Pistorelo është parë duke stërvitur si portier i Uruguajit.

Nuk është hera e parë që Suarez është në vendin e Musleras, gjë të cilën i'a lejon në stërvitje edhe trajneri Oscar Tabarez."Më besoni se ai di ti bëjë të gjitha. Nëse ndonjëherë do të kem ndonjë mungesë të pazëvëndësueshme, unë do të llogaris në Suarez. Nuk do ta kisha problem të fusja kudo, ai është tejet i zgjuar e punëtor" deklaroi Tabarez për një televizion nga Katari.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›