Kriza, SHBA:Politika shqiptaretë tregojë elasticitet
WASHINGTON-Zëvendës sekretari i Shtetit Amerikan, James Steinberg i bën thirrje thirrje forcave politike në Shqipëri që të tregojnë elasticitet për zgjidhjen e problemeve mes tyre. Sipas Steinberg lëshimet mes palëve duhet të bëhen mbi të gjitha, për përparimin e vendit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Steinberg foli gjatë për Kosovën, por u ndal vecanërisht dhe tek Shqipëria. Duke iu referuar krizës aktuale politike në Shqipëri, Steinberg tha se Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur hapat që anëtarët e Parlamentit Europian kanë ndërmarrë për të lehtësuar një mirëkuptim mes palëve. Sipas tij ekzitojnë hapat që cojnë drejt pajtimit palët politike.
“është një situatë e vështirë. Ne pranojmë se kryeministri është udhëheqësi legjitim i vendit dhe mendoj se duhet të shikojmë përpara por mendoj se ekzistojnë hapa që mund të bëhen për të ndihmuar në arritjen e pajtimit mes forcave politike në Shqipëri. Ne i kemi mbështetur mjaft përpjekjet që anëtarët e Parlamentit Europian kanë ndërmarrë për të lehtësuar një mirëkuptim mes palëve”.
Sipas Zëvendës sekretarit amerikan i Shtetit, SHBA shpreson se politika shqiptare do të jetë elastike dhe do të lshuajë grindjet e brendshme në emër të përparimit të vendit. Sipas tij, pajtimi duhet të vijë pasi Shqipëria ndodhet para disa momenteve të rëndësishme.
“Ne shpresojmë se të dyja palët do të tregojnë një farë elasticiteti, të lejojnë vendin të ecë përpara. Shqipëria është në prag të disa hapave që mund ta forcojnë të ardhmen e saj europiane krahas anëtarësimit në NATO. Siç e përmenda, kryeministri Berisha është udhëheqësi legjitim në Shqipëri por mendoj se mund të ndërmarrim disa hapa përpara për të lejuar që të dyja palët të përpiqen të punojnë së bashku”.
Gjatë intervistës për Zërine Amerikës, Steinberg tha se palët në politikën shqiptare kanë nevojë për një shumicë për të miratuar disa ligje në parlament prandaj ky lloj të menduari që mban parasysh të ardhmen do t’i ndihmojë ata të ecin përpara në drejtimin ku të gjithë duan të shkojnë.
(d.b/BalkanWeb)