Gishti i drejtuar sërish tek shqiptarët për zgjedhjet
Shkup - Mediat proqeveritare ditëve të fundit paralajmërojnë skenarë të zymta dhe tensione në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe presidenciale të 22 marsit . Shtypi proqeveritar në shkrimet e fundit ka paralajmëruar titujt bombastik duke shfaqur paralajmërime dhe lajme se në zgjedhjet e 22 marsit pritet të ndodhin incidente. Sipas tyre, pikat më kritike do të jenë zonat shqiptare, ku mund të ketë dhunë dhe parregullsi në procesin zgjedhor. Gazetat e tilla shkruajnë se pikat më kritike ku mund të përsëritet qershori i vitit të kaluar janë komunat e Shkupit: Çairi, Saraji, Kondova dhe Haraçina. Por nga ana tjetër, nuk përjashtohen incidente edhe në Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar, sidomos në fshatrat rurale të Likovës, Bogovinës, Vrapçishtit, Tearcës, Rakovecit. Gjithashtu nuk përjashtohet një situatë tejet e tensionuar dhe nxitëse edhe në Strugë, Prilep, Manastir dhe Strumicë.
Nga ana tjetër, edhe sektori joqeveritar ka paralajmëruar se nuk përjashtohen incidentet gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Xhabir Deralla nga shoqata joqeveritare “Civil”, ka theksuar se incidentet përsëriten në disa vendvotime për shkak se të fuqishmit e partive i mbrojnë dhunuesit dhe i ndihmojnë për të kaluar të pa ndëshkuar. Ai tërheq vërejtjen edhe për praninë e armatimit në disa zona. “Sipas disa vlerësimeve në disa rajonale që i vlerësojmë si të rrezikshme ka rreth 200 mijë armë jolegale. Sistemi i shtetit dobët funksionon në vendet ku struktura e popullsisë është në nivelin e ulët social dhe ekonomik”, ka theksuar Deralla.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se tashmë ka planin aksional për ndërperjen e dhunës zgjedhore, që siç thuhet vlen për tërë territorin e vendit.
Zëdhënësi i Policisë, Ivo Kotevski nuk ka zbuluar se cilat janë pikat konkrete të rrezikshmërisë, ku mund të pasojnë incidente gjatë zgjedhjeve të 22 marsit.
Partitë më të mëdha politike shqiptare BDI dhe PDSH kanë shfaqur gatishmëri për të ndikuar në qetësimin e situatës parazgjedhore dhe në shmangien e incidenteve, pas një takimi të realizuar midis krerëve të këtyre dy partive. (INA)