Zgjedhjet, partitë përgatisin vëzhguesit e tyre
Shkup - Kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet e 22 marsit në Maqedoni, Partitë Politike kanë nisur të marrin masat e duhura për dërgimin e vëzhguesve në ato qendra ku mendohet se mund të ketë manipulime. Sipas Nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Rafiz Haliti, BDI do të ketë vëzhguesit e vet në qendra të caktuara, por që sipas tij ende nuk është vendosur për emra konkret.
Edhe Demokracia e Re (DR) ka njoftuar për të njëjtin veprim. Zëdhënësi i kësaj partie Arianit Hoxha deklaroi se “Ne kemi shtrirje të mirë në terren dhe do të jemi të pranishëm me vëzhgues në të gjitha vendvotimet”.
Në Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) thonë se kuadro mirë të trajnuara dhe të edukuara partiake do të dërgohen nëpër qendrat e votimit me qëllim që procesi zgjedhor të rrjedhë me rregull dhe pa probleme. Zëdhënësi i kësaj partie Emiljan Stankoviç nuk mundi të tregojë nëse përfaqësues të tyre nga eshaloni më i lartë do të jenë si vëzhgues nëpër vendvotime.
OSBE do të mbikëqyrë procesin zgjedhor me 300 vëzhgues të saj, ndërsa policë inspektorë, persona nga kriminalistika, përfaqësues të prokurorisë ende janë duke u trajnuar se si t’i sigurojnë vendvotimet, lokacionet ku mund të ndodhin incidente të padëshiruara si dhe mënyrën më efikase për procedimin e padive.