Shtyhet gjyqi i gazetarit që qëlloi me këpucë Bushin
Bagdat - Seanca gjyqësore e gazetarit irakian, Mutazar El Zejdi, i cili qëlloi me këpucë ish Presidentin e Amerikës Xhorxh Bush që gjendej për vizitën e lamtumirës në Irak, u shty për datën 12 mars 2009. Pritej që gjykata të vendos sot në lidhje me Muntazar El Zejdin. Për të vendosur në lidhje me El Zejdin gjykata në kryeqytetin Bagdad vendosi të pyes Këshillin e Ministrave në lidhje me vizitën e Bushit se a ishte zyrtare apo private. Njëra ndër arsyet e treguara të shtyrjes së gjykimit është edhe mosparaqitja në gjykim e njërit prej truprojave të cilët e rrahën El Zejdin pas ngjarjes.
Pritet që El Zejdi të dënohet me të paktë 15 vjet burgim.
Pritet që El Zejdi të dënohet me të paktë 15 vjet burgim.