E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koordinatori Seri tërheq vëmendjen për armëpushim

Gaza - Koordinatori i OKB-së për Lindjen e Mesme, Robert Seri tërhoqi vërejtjen se në rajon do të mund të dalin përleshjet e reja në rast se nuk arrihet një armëpushim i qëndrueshëm në Gazë. Duke e njoftuar Këshillin e Sigurimit Seri tha se nuk është bërë shpallja e dyanshme e armëpushimit por, është bërë veçmas nga ana e Hamasit dhe Izraelit dhe për këtë shkak ekziston mundësia për rifillimin e dhunës dhe përleshjeve në Gazë.

Për një armëpushim të qëndrueshëm Seri tha se është e nevojshme që të lirohet ushtari izraelit Gilad Shalit dhe të burgosurit palestinezë, ndërprerja e armatimit të Gazës, arritja e marrëveshjes mes grupeve palestineze dhe hapja e kalimeve në Gazë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›