Gj. Administrative, Hysi: Do ta votojmë me amendamente shtesë

Opozita do të bëjë propozimet e veta edhe për këtë ligj, aq shumë i kërkuar nga biznesi për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tij.
"Opozita do të punojë për integrimin dhe nuk do të pengojë proceset integruese. Lidhur me gjykatën administrative, diskutimet në komision fillojnë më datën 12 mars, por deputetët e opozitës kanë punuar intensivisht gjatë gjithë kësaj periudhe me këtë përkushtim, siç është punuar me Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin Rrugor. Ne kemi qenë seriozë në përmbushjen e detyrimeve për të marrë statusin e vendit kandidat. Fakti që ne kemi kaluar të gjitha ligjet e dëshmon një gjë të tillë", tha deputetja e PS-së, Vasilika Hysi.
Ajo tha gjithashtu se do të ketë ndryshime të tjera në Kodin Penal, ku PS-ja do të bëjë propozimet e saj. /Start/
2012-03-04 18:01