PD: Topi mashtroi për prerjen e fjalës në Lezhë

Deputetja Paulina Hoti, tha se Presidenti nuk e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë ditë, pas ftesës së dërguar nga Bashkia e Lezhës.
“Për bojkotin e festës, zoti Topi, që nuk i konfirmoi asnjëherë autoriteteve të Lezhës ardhjen në këtë festë, u deklaroi të huajve dhe mediave ndërkombëtare se ai nuk do të shkonte, më datë 2 mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të “organizonte një proteste kundër tij. Kurse shqiptarëve, u serviri motivin tjetër bajat, sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen pasi ‘nuk ishte lejuar të fliste’”, tha ajo.
Deputetja e mazhorancës u shpreh se Topi mungoi për arsye personale. “Motivet e Topit shpjegohen qartësisht nga Edvin Rama në editorialin e tij të sotëm. Për sa i përket pretendimit të Edi Ramës, se ai mungoi pasi nuk kishte marrë ftesë,është i vërtetë sa edhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marrë ftesë nga ambasada e Kosovës”, shtoi. /Start/
2012-03-04 18:16