E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shembet skena, një i vdekur

Një punëtor ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë për shkak të shembjes së strukturës së skenës në Rexho Kalabria, ku ishte parashikuar për mbrëmjen e sotme koncerti i Laura Pauzinit.

Punëtori 31-vjeçar i ndriçimit ka mbetur i vdekur në vend nga struktura metalike e skenës, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prokuroria e Rexho Kalabrias ka hapur një hetim për ngjarjen në fjalë. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›