E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e madhe, vritet 33-vjeçari, arrestohet autori

Një 33-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së dielës në Kelmend, Malësi e Madhe. Gjovalin Vuçinaj është vrarë në një lokal në fshatin Vukël, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Bardh Grishaj.

Sipas dëshmitarëve, disa persona të armatosur kanë qëlluar nga jashtë lokalit dhe kanë vrarë 33-vjeçarin, duke u larguar më pas me shpejtësi.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, Gëzim Aliaj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›