E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet, Vladimir Putin fitore të ndjeshme

MOSKE- Me 98.47 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Vladimir Putin është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Kryeministri rus ka fituar 63.9 për qind të votave, gjë që pritej edhe para hapjes së votimeve më 4 mars.

Putin u tha rreth 100,000 mbështetësve të tubuar në Sheshin Manezh të Moskës se ka arritur fitore të pastër.

Faleminderit të gjithëve që i thanë po Rusisë së madhe. Kemi fituar një luftë të ndershme dhe të drejtë. Këto nuk ishin vetëm zgjedhjet për presidentin e Rusisë. Këto ishin një provë e rëndësishme për të gjithë ne, ka thënë Putin para masës.

Me kete fitore Putin kthehet kështu në postin që mbajti nga viti 2000 deri në 2008.

Udhëheqësit e opozitës thanë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se do të mbajnë protesta masive sot në Moskë dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Por zoti Putin mbajti një qendrim prej triumfatori, duke u thënë të pranishmëve: Unë premtova se do të fitonim dhe ne fituam. Lavdi Rusisë.

Anketat pas zgjedhjeve tregojnë se zoti Putin do të ketë fituar rreth 59 për qind të votave, më shumë se sa duhen për të shmangur balotazhin. Pas tij vjen kryetari i partisë komuniste, Gennady Zyuganov, me 17 për qind, ndërsa nacionalisti Vladimir Zhirinovsky, miliarderi Mikhail Prokhorov dhe ish aleati i zotit Putin, Sergei Mironov, secili nën 10 për qind. Rezultat e plota pritet të shpallen sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›