E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri zgjedhor, Xhuveli: Reforma e bllokuar

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Lefter Xhuveli është shprehur i shqetësuar për vonesat e krijuara në hartimin e kodit të ri zgjedhor. Sipas tij PS e PD nuk po kanë mungesë transparence për këtë çështje. 

TIRANË - Partia Agrare Ambientaliste shprehet e shqetësuar për vonesat e krijuara në hartimin e kodit të ri zgjedhor. Sipas kreut të saj Lufter Xhuveli koha që kalon është në dëm të detyrimit kushtetues për të hartuar ligjin me të cilin shqiptarët do të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme. “Partia Agrare Ambientaliste duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike ne vend dhe ecurinë e reformave konstaton me shqetësim se klasa politike shqiptare është duke humbur kohë me polemika te padobishme dhe të pafundme për çështje të cilat duhet të marrin zgjidhje nga organe të tjera kushtetuese”, tha Xhuveli.
Sipas Xhuvelit, polemika të tej zgjatura po marrin formë në dëm të një detyrimi madhor kushtetues siç është hartimi studimi dhe miratimi i reformës zgjedhore e në radhë të parë i ligjit elektoral. “Në një kohë kur zgjedhjet afrohen duket se ecuria e kësaj reforme është bllokuar, komisioni parlamentar nuk po mblidhet dhe kuvendi miraton ne çdo fund muaji zgjatjen e mandatit të këtij komisioni”, tha Xhuveli.
“Në emër të Partisë Agrare Ambientaliste, shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës dhe informacionit për atë cka po bisedohet dhe përgatitet nga dy përfaqësuesit e partive më të mëdha politike shqiptare”, përfundoi deklratën e tij kreu i Partia Agrare Ambilentaliste.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›