E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjahtarët dhe profesorët

20-06-2012 / Nga Simon Johnson

A janë ende universitetet e mëdha amerikane, kujdestare të fuqishme të dijes, forca drejtuese për përparimin teknologjik dhe ofrues të mundësive që dikur posedonin? Apo janë bërë, pjesërisht, bashkëpunëtorë të paskrupullt të elitave gjithnjë e më të pangopura ekonomikisht? Gjatë fundit të dokumentarit të Charles Fergusonit, i cili ishte edhe fituesi i çmimit te Akademisë “Punët e Brendshme”, ai interviston disa nga ekonomistët kryesore, në lidhje me rolin e tyre si udhëheqës dhe nxitës të paguar për praktikat me rrezik të madh në sektorin financiar duke marrë parasysh krizën ekonomike që në vitin 2008. Disa prej këtyre akademikëve të shquar kanë marrë shuma të konsiderueshme për të promovuar interesat e bankave të mëdha dhe kompanive të tjera financiare të sektorit përkatës. Siç dokumenton edhe Ferguson në filmimin dhe në librin e tij diskret të kohëve të fundit, “Komb Grabitqar”, thuhet qartë se pagesa të tilla nuk janë shpalosur plotësisht as sot. Grabitja është një term krejtësisht i përshtatshëm për aktivitetet  e këtyre bankave. Për shkak se dështimi i tyre do të traumatizonte pjesën tjetër të ekonomisë, ata marrin masa të veçanta mbrojtje, si për shembull, linja të veçanta krediti nga bankat qendrore dhe rregullore të relaksuara (masat që janë parashikuar ose janë shpallur gjatë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicra). Si rezultat, njerëzit që udhëheqin këto banka janë të inkurajuar  të ndërmarrin  masa të rrezikshme, të cilat përfshijnë “një lojë të pastër kumari” përsa i përket aktiviteteve të ndryshme.. Bankierët  shprehin interes kur gjërat shkojnë mirë, ndërkohë që rreziqet janë kryesisht problemi  i dikujt tjetër. Kjo skemë subvencioni  drejtuar nga qeveria nuk është aspak transparente dhe e rrezikshme, e cila kohët e fundit përfshin transferta shumë të mëdha nga taksapaguesit për disa nga njerëzit më me pozite në sektorin financiar. Për të mbrojtur ekzistencën e skemës bankat e mëdha globale kontribuojnë shuma të mëdha parash për politikanët. Për shembull, JPMorgan Chase me CEO Jamie Dimon së fundi dëshmoi para Komitetit Bankar të Senatit të SHBA-ve në lidhje me një  pakujdesi të dukshme të menaxhimit të rrezikut, i cili shkaktoi një humbje rreth 7 billion $  firmës se tij. Vlerësimet e “OpenSecrets.org” vlerësojnë se JPMorgan Chase, kompania më e madhe e Amerikës ne lidhje me bankat shpenzoi afro 8 million $ në kontribute politike në vitin 2011 dhe se Dimon dhe kompania e tij bënë donacione për shumicën e senatorëve në komision. Nuk është një çudi, pse senatorët ishin jashtëzakonisht te butë dhe strategjia e gjerë JPMorgan Chase për lobi duket se ka dhënë frytet e duhura; "hetimet" e menaxhimit të papërgjegjshëm dhe sistemit të rrezikshëm ka të ngjarë të  maskohen bukur. Në mbështetje të strategjisë së tyre politike, bankat e mëdha globale drejtojnë gjithashtu një operacion keq informues, shumë të sofistikuar / një operacion propagande, me qëllim të krijimit të paktën  të një  “rimësojë nderimi” për subvencionet që ata marrin. Këtu është edhe pjesa ku hyjnë ne tablo  edhe  universitetet . Në një Komisioni të fundit  të së ardhmes tregtare ne tryezën e rrumbullakët, përfaqësuesi i sektori t bankar, i ulur pranë meje citoi një letër nga një profesor i shquar i financave të  Universitetit  të Stanford, për të mbështetur qëndrimin e tij kundrejt  një rregulloreje të veçantë. Bankieri  harroi të përmendte se profesori ishte paguar 50 mijë nga ana e Industrisë se Sigurimeve dhe Tregjeve Financiare te Asociimit, SIFMA, një grup lobi (Profesori, Darrell Duffie, zbuloi madhësinë e kësaj tarife dhe e dhuroi atë për bamirësi). Pse duhet ta marrim seriozisht këtë punë, ose më seriozisht se ndonjë tjetër pune konsultimi me pagese, për shembull, nga një firmë ligjore ose te industrisë? Përgjigja duket se ka te beje me prestigjin qe posedon Universiteti i Stanford. Si institucion, ai ka bërë gjëra të mëdha dhe është një nga më të mirat në botë. Kur një profesor shkruan një letër në emër të një grupi  industrie, atëherë kjo industri , ne një fare mënyre merr me qira emrin e universitetit dhe reputacionin e tij. Natyrisht, bankieri qe ishte prezent ne tryezën e rrumbullaket te CFTC ka theksuar emrin e universitetit te "Stanford" . kur citoi atë  letër. (Unë nuk jam duke e kritikuar ne veçanti  këtë universitet;. Në fakt, një tjetër fakultet përveç Stanford, duke përfshirë Anat Admati, janë kryesoret qe nxisin  reforma të ndjeshme). Ferguson beson se kjo formë e "konsultimit " akademik në përgjithësi është jashtë kontrollit. Jam dakord, por frenimi i tij  do të jetë i vështirë, për aq kohë sa  universitetet  dhe bankat  "shumë të  rëndësishme për te dështuar “  te mbeten  te gërshetuara ne këtë mënyrë . Me baze këtë  kontekst, unë kam qenë shume i zhgënjyer  kur lexove kohët e fundit në” The Ëall Street Journal”  ,një intervistë me Lee Bollinger, presidentin e Universitetit te Kolumbisë. . Bollinger është një drejtor i  "klasit  C"  ,i Bankës Federale te Rezervave te Nju Jorkut , emëruar nga Bordi i Guvernatorëve të Sistemit Federal për të përfaqësuar interesin publik. Në atë që sa duket  se ishte intervista  e tij e  parë apo deklarata e pare publike mbi çështjet e reformës bankare(ose edhe financiare ), pika kryesore  e Bollinger ishte se Dimon duhet të vazhdojë të shërbejë në bordin  Federal te  Nju Yorkut. Ai përdori çuditërisht  nje gjuhe jo akademike , duke deklaruar se "budallenjtë " , pra njerëzit  të cilët sugjeruan  se Dimon duhet të japë dorëheqjen ose të zëvendësohet  kane një "kuptim të rremë" të  mënyrës sesi sistemi  funksionon me të vërtetë. Unë  po i  bej kërkesë Bordit të Guvernatorëve ,për të larguar Dimon nga ky pozicion. Pothuajse 37,000 vetë kanë nënshkruar  këtë peticion on-line në change.org, dhe unë jam optimist se së shpejti do të kem një takim me zyrtare të lartë ne  Ëashington, DC- ,te  stafit te  Bordit, për të diskutuar çështjen. Ndërhyrja e Bollinger  mund të jete e dobishme për Dimon,  mbi të gjitha, Universiti i Kolumbias  është një nga universitetet më të rëndësishme  të botës. Nga ana tjetër, ajo gjithashtu mund të provojë te jete e frytshme në avancimin e debatit publik rreth pikëpamjes "shumë të mëdha për të dështuar", Bankierët mbështesin subvencionet e tyre. Unë kam shkruar një kundërshtim të detajuar të pozicionimit te Bollinger. Unë shpresoj se Bollinger, në frymën e dialogut të hapur akademik, do te pranoje te përgjigjet në një formë publike, qoftë me shkrim ose duke rënë dakord për të debatuar çështjet me mua personalisht. Ne kemi nevojë për një bisedë të  profilit te larte, për të reformuar marrëdhënien e “sëmurë”  midis universiteteve dhe institucioneve të subvencionuara globalo- financiare, të tilla si JPMorgan Chase.

*Simon Johnson është ekonomist në Institutin Peterson për Ekonomitë Ndërkombëtare

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›