Regjistrimi i pronave afishohen emrat e pronareve te pasurive te Liqeni Artificial
Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme afishon listen me emrat e 774 pronareve qe disponojne pronesi mbi pasuri te paluajtshme te Liqeni Artificial. Nga kjo drejtori njoftohet se prej dates 21 shkurt ka filluar afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme te cilat ndodhen ne Zonen Kadastrale Nr. 8280 ne Tirane Parku i Liqenit Artificial. Periudha e Afishimit Publik eshte 45 dite kalendarike dhe perfundon me date 6 prill 2011 ndersa vendi i afishimit eshte Fakulteti i Gjeologji Minierave ne kryeqytet. Duke pare se ka pasur nje interesim te subjekteve private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne kete zone kadastrale ZQRPP publikon ne media edhe pasurite si dhe pronaret e tyre per Zonen Kadastrale Nr. 8280. Sipas burimeve zyrtare me kete rast ZRPP riperserit apelin per te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne zonen kadastrale perkatese se jane te ftuar te shkojne dhe te verifikojne Regjistrimin Fillestar te pasurive te tyre. Nese pronari si dhe personat qe kane interesa te tjera mbi pasurine ka pretendime per pasaktesi ose mungesa ne regjistrim duhet ti paraqese ato brenda afatit te afishimit ne ambientin e afishimit prane specialisteve te ngarkuar me kete detyre. Shqyrtimi i tyre gjate periudhes se Afishimit Publik eshte falas. Te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar eshte falas per te gjithe subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme. Afishimin publik te Regjistrimit Fillestar te pasurive te paluajtshme mund te shihet edhe ne faqen zyrtare te internetit te ZRPP-se www.zrpp.gov.al