E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Belgjike dy shqiptare te denuar per vjedhje arratisen nga burgu

Adi Martinaj dhe Ilir Ceni jane denuar me nga kater vjet burg dhe tashme jane serish ne kerkim nga policia belge

Kane perdorur carcafet si litar per te zbritur ne katin perdhes te burgut dhe prej andej pasi jane ngjitur mbi supet e njeri-tjetrit ne murin e larte rrethues kane prere edhe fijet e fundit te sigurise me korrent dhe se fundi kane prekur lirine. Dy shqiptare te denuar me nga kater vjet burg per nje seri vjedhjesh ne Belgjike jane arratisur ne menyren me te lehte te mundshme nga burgu i Termonde qe ndodhet ne veri te Brukselit. Ngjarja ka ndodhur te merkuren e kaluar nderkohe qe gjithcka eshte bere publike dy dite e fundit nga mediat vendase te cilat kane dhene fotot e dy te denuarve si dhe pershkrimin e tyre fizik. Keshtu sipas agjencise elektronike Le Vif mesohet se behet fjale per Adi Martinaj 33 vjec paraqitje sportive floke te zinj dhe sy kafe peshon 1 m e 70 cm dhe se shprehet edhe ne serbo-kroatisht. I arratisuri i dyte eshte Ilir Ceni 31 vjec paraqitje normale me floke kafe dhe sy blu flet italisht greqisht dhe spanjisht.

Nderkohe policia belge i ben thirrje gjithe opinionit publik ne rast dijenie per keta dy persona te telefonojne falas ne numrin 0800/30.300 ose ne adresen e e-mail-it avisderecherchepolice.be.

Sipas kanalit televiziv belg RTL info i cili jep detaje mbi arratisjen e dy te denuarve shqiptare mesohet se arratisja ka ndodhur te merkuren e kaluar rreth ores 2345 kur dy shqiptaret kane arritur te thyejne hekurat e qelive dhe me pas kane rreshqitur nepermjet carcafeve te lidhur nga lart deri poshte ne toke. Ndersa kane prere telat elektrike qe gjendeshin ne lartesite e murit me pas te dy kane kapercyer dhe muret e larte te jashtem rrethues. Pikerisht ne kete moment eshte degjuar te bjere dhe alarmi ne burg por ka qene teper vone.

Nga ana tjeter autoritetet e burgut jane shprehur Asnje nga te burgosurit e tjere qe jane marre ne pyetje nuk eshte shprehur te kene pasur dijeni per planin e dy shqiptareve ndersa policia nuk disponon asnje informacion se te dy kane pasur ndonje ndihme te jashtme. Gjithashtu nga hetimet e deritanishme rezulton se asnjeri nga te denuarit nuk ka perdorur as arme as dhune gjate arratisjes.

Renzo Ottoy mbikeqyres i burgut

Ata kane mundur shume lehte te dalin nga burgu. Pasi jane gjendur te lire nga qelite ku qendronin fillimisht kane lidhur dy carcafe qe i kane perdorur si litare per te zbritur ne toke dhe me pas kane prere fijet elektrike lart ne mur. Dy shqiptaret vuanin denimin ne institucionin tone per nje seri vjedhjes dhe njeri prej tyre ishte denuar me kater vjet burgim. Ndaj dy te arratisurve ka nisur nje kerkim intensive si nga policia dhe struktura te tjera - ka shpjeguar zedhenesi i burgut te Termonde Renzo Ottoy.

Lyck Neyrick sindikalist

Problemi eshte se ndertesa ku ndodhen disa qindra te denuar eshte shume e vjeter. Nuk mendoj se nderrimi i portave apo thjesht i disa dritareve do te ishte zgjidhja optimale. Ka disa kohe qe flitet per restaurimin dhe masat perforcuese te tij por deri me tani nuk eshte bere ndonje ndryshim. Sipas meje zgjidhja do te ishte ndertimi i nje burgu te ri ne po te njejtin vend.

Laurent Sempot zedhenes i burgut

Ne kemi ekzaminuar dhe analizuar nese ka pasur ndonje hapesire reale ose problem qe u ka dhene mundesine dy te denuarve te dalin lehtesisht nga qelite e tyre. Te mos harrojme se ne dy rastet e tjera ne 2006 dhe ne 2009 tentativat per arratisje nuk kane rezultuar te suksesshme nga ana e te burgosurve. Edhe pse mundesia per arratisje ekziston ne cfaredolloj burgu qofte ne bejme punen tone me qellim qe te minimizojme riskun. Fatkeqesisht rasti i dy shqiptareve na ben te reflektojme se ndonjehere nuk mund te shmangim dot te gjitha perpjekjet e tyre per largim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›