E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza Ndertimi i Qytetarise Aktive Te rinjte te jene pjese e zhvillimit politik

Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences organizoi dje nje tryeze te rrumbullaket per lenden e edukates qytetare. Veprimtaria u zhvillua ne kuadrin e nje projekti qe ka per synim nxitjen e qytetarise aktive ne vend permes sistemit arsimor i cili merr parasysh arritjet e tanishme si dhe mungesat e verejtura ne sistemin arsimor shqiptar. Volfart veren se te rinjte jo vetem duhet te njohin se si funksionojne institucionet demokratike por ato duhet te jene pjese e zhvillimit te tyre. Prandaj per te rritur ndergjegjesimin per pjesemarrje aktive Prezenca e OSBE-se ka mbledhur tryezen e diskutimit Ndertimi i Qytetarise Aktive ne Shqiperi.

Do te ndryshohet Edukata qytetare

Ne takim u paraqit nje propozim per reformimin e kurrikules se Edukates qytetare i mbeshtetur nga Prezenca ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Po e prezantojme kete propozim me synimin per te permiresuar edukimin qytetar per te rinjte me qellim qe ata te jene qytetare me te informuar me te suksesshem dhe me te pergjegjshem - tha kryetari i Prezences ambasadori Eugen Volfart. Demokracite ruhen nga qytetaret qe kane njohurite dhe aftesite e duhura sa me shume qytetare te kene keto dije dhe aftesi aq me e qendrueshme mund te jete demokracia permendi ambasadori. Edukimi qytetar eshte nje proces qe perparon dhe zhvillohet ne menyre te vazhdueshme. Konsulente ne kete projekt thone se lenda e edukates duhet te ndryshohet ne permbajtje per ta thjeshtesuar te kete shpjegime per konceptet mesimet te ilustrohen me foto dhe mesimi te jepet vetem nga mesues te lendes. Autoritet e arsimit thone duhet te rritet koha e vleresimit te tekstit dhe kurrikula te ndryshme duke patur nje konsultim te gjere me shkollat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›