Udheheqesit tane nuk respektojne ligjin dhe shtetasit
Ashtu si ne zgjedhjet e vitit 2009 jemi zotuar se do punojme me komunitetin ne fshat e qytet jo vetem per dialogun mes familjeve ne hasmeri por edhe per nje pjesmarrje sa me te kulturuar te qytetareve ne zgjedhje.
Kemi 20 vjet qe po perballemi me fenomenin e veshtire te vrasjeve me vetgjyqesi ne emer te kanunit te nderit te hakmarrjes e gjakmarrjes por qe te gjitha keto kane qene e jane krime ne kundershtim te plote me kanunin me moralin e vlerat tona kombetare ne kundershtim te plote me shtetin e se drejtes qe shqiptaret e kane pasur te shenjte ne historine e tyre.
Kjo vjen nga mosbesimi qe eshte krijuar per ligjin dhe drejtesine pe shtetin ne teresi i cili nuk po u sherben qyetareve por interesave te politikaneve qe ne te shumten e rasteve punojne kundra popullit te tyre. Edhe vota aq e shenjte per shqiptaret eshte dhunuar dhe tjetersuar gjate gjithe kesaj periudhe 20 vjecare mbas renies se diktatures.
Kjo gjendje e rende ka ardhur jo vetem si pasoje e tranzicionit te mbushur me fenomene te shumta negative e kriminale qe kane nxitur vetgjyqesine por dhe keqinformimit e keqperdorimit te qellimshem te kanunit i cili nuk do lejonte kurre fenomene e krime te tilla kunder jetes e votes se qytetarit.
Kemi 20 vjet qe perpiqemi te shpjegojme se Kanuni shqiptar nuk lejon shkeljen e ligjit te rregullit ne komunitet e te kushtetutes te cilen e ka miratuar populli por fatkeqesisht nuk kemi gjetur mbeshtetjen e klases politike pervecse te shoqerise dhe ne vecanti te familjeve fatkeqe qe u kemi kerkuar te falin vrasesin.
Familjet shqiptare e falin gjakun e njerzve te tyre me te shtrenjte te djalit te vellait te nenes te babait te gjyshit apo te kusherinit jo vetem se duan te respektojne zakonin e shenjte te faljes e pajtimit duke u ngritur mbi dhimbjen por edhe se duan te sundoje rregulli e drejtesia sic ka sunduar per shekuj tek shqiptaret edhe kur ata nuk kane pasur shtetin e tyre.
Familjet e viktimave respektojne kanunin se kanuni e konsideron faljen trimeri e jo hakmarrjen se kanuni nuk lejon ngutje e vetgjyqesi edhe ne situatat me te renda te tronditjes njerezore.
Por ata duan gjithashtu qe sakrifikimi i jetes se te afermeve te tyre ti sherbeje sundimit te ligjit e forcimit te shtetit te se drejtes ne vendin tyre. Fatkeqesisht ata po shohin cdo dite se politikanet e kane abandonuar traditen tone shtetformuese e te institucioneve te respektuara nga populli. Ne si misionare nuk i kemi perkrahur asnjehere idete se e keqja e shqiptareve na vjen nga jashte vendit nga popujt vellezer ne fqinjesi shekullore me ne.
E keqja qendron se bijte e popullit tone te zgjedhur per te udhehequr vendin nuk jane largpames e nuk i bejne ligjet me mend ne koke sic e do zakoni shqiptar. Ata japin shembullin e keq jo vetem kur i bejne ligjet por edhe kur drejtojne institucionet. Mbi te gjitha jane ata qe nxisin konfliktin e urrejtjen mes qytetareve ndasine mes popullit te tyre.
Ata nuk respektojne as popullin e tyre dhe asnje ligj qe miratojne vete. Ligjet i bejne per perfitime duke shkelur traditen e kuvendeve tona demokratike e te shenjta per popullin. Ata shperdorojne e deformojne voten e popullit qe ne traditen tone eshte vepra me e rende dhe me e denueshme. Populli shqiptar e ka pasur te shenjte voten dhe perfaqesimin ne kuvend.
Nga mosnjohja e kanunit mentaliteti kanunor ka degjeneruar ne vrasje me vetegjyqesi e mosrespektim te vete ligjit kanunor. Pikerisht per shkak te mosnjohjes se kesaj tradite nga ana e atyre qe kane marre drejtimin e vendit per shkak te lidhjeve te tyre me mafien me krimin e organizuar e ordiner te ligjeve te inicuara per interesa lelektorale shoqeria shqiptare ka hyre ne nje konfliktualitet te pafund duke sjelle si pasoje ne keto 20 vjet 10 000 viktima te ekzekutuara me vetgjyqesi 2910 prej te cilave ne vitin tragjik 1997 si pasoje e luftes per pushtet e para.
Koha eshte e shenjte per brezat e ne sduhet te humbim me shume nga ckemi humbur as ne jete njerezish as ne ekonomi. Ne perpjekjet tona do jemi te vetem e pa perkrahje por nuk duhet te terhiqemi perpara se keqes qe ka pushtuar jeten tone. E ardhmja e qytetareve dhe femijeve tane na ben qe te ecim edhe me tej qe femije tane ta gezojne Shqiperine demokracine ligjin e shtetin e se drejtes sepse trashegimia e tyre historike eshte nje vlere qe do i beje krenare ne Europen e Bashkuar.
Ti mesojme ata se kanuni shqiptar i ben jo vetem krenare por edhe i detyron te jene qytetare te denje para popullit te tyre e kombeve te tjera ne cdo kohe sherbetor te ligjit te paqes e te perparimit luftetar kunder se keqes ne shoqeri korrupsionit e krimit te cdo lloji si dhe mbrojtes te flakte te parimeve te qyteterimit perendimor te sanksionuara prej shekujsh ne kushtetuten tone telashte e bashkohore njekohesisht.