E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo Ndryshimet ne Kushtetute jo tendencioze

Ish-kreu i komisionit hartues debat ne distance me Moisiun dhe nismetaret e tjere

Ish-bashkekryetari i komisionit per hartimin e Kushtetutes Sabri Godo ka keshilluar ne distance ish-kreret e shtetit qe kane hedhur nje nisme per ndryshimin e ligjit themeltar te shtetit.

Politikani veteran deklaroi dje per Shqip se ishte e udhes qe te beheshin ndryshime ne dokumentin themeltar te shtetit por me kusht qe ato te ishin te kujdesshme te mire studiuara dhe jo tendencioze. Ne nje prononcim per Shqip ne prag te 12-vjetorit te hartimit te Kushtetutes tone Godo thekson se eshte me rendesi qe te shikohet amendimi i ketij dokumenti nisur nga fakti se me te eshte abuzuar nder vite. Ne drejtim te Kushtetutes jane bere disa shperdorime nuk jemi sjelle me seriozitet ndaj saj. Kemi bere ndryshime sipas nevojave te dites - thekson Sabri Godo. Por sipas tij nese merret parasysh te behen keto ndryshime atehere ato duhet te propozohen nga njerez te specializuar dhe sigurisht me pas duhet te kene nje mbeshtetje nga ana e Kuvendit i cili eshte edhe institucioni qe ka te drejten e ndermarrjes se ketyre ndryshimeve. Prej tre vjetesh jam duke perseritur te njejtin propozim. Ne qofte se ka ardhur koha te bejme ndryshime ne Kushtetute per shkak te pervojave qe kemi pasur deri tani keto duhet te behen te gjitha ne nje pakete te propozuara nga nje grup juristesh qe jane te zanatit nen kujdesin e Parlamentit - sugjeron bashkehartuesi i Kushtetutes. Sipas Godos ndryshimet kushtetuese mund te cohen per tu miratuar edhe nepermjet nje referendumi por sigurisht kjo duhet te behet ne perputhje te dispozitave aktuale te Kushtetutes tone. Por nga ana tjeter politikani i vjeter Godo deklaroi se duhet pasur kujdes qe keto ndryshime te marrin persiper te shqyrtojne problemet reale qe ka sot ne vend me zbatimin e Kushtetutes dhe te mos nisen nga objektiva te paracaktuara. Kompetencat e institucioneve duhet te shikohen me kujdes pa u nisur me objektiva te caktuara fjala vjen te pakesojme kompetencat e Kryeministrit per te shtuar te Presidentit nuk mund te nisemi apriori me tendenca te tilla. Te gjitha keto kerkojne nje diskutim te hollesishem nga juristet te cilet jane edhe profesionistet e duhur ne lidhje me kete ceshtje. Nga ana tjeter i pyetur ne lidhje me ceshtjet te cilat kane nevoje te ndryshohen nepermjet Kushtetutes Sabri Godo rendit disa prej tyre. Por bashkehartuesi i Kushtetutes thekson se fillimisht eshte e nevojshme qe ne kete dokument te shikohet me kujdes sistemi zgjedhor ne vend. Nese amendohet Kushtetuta rendesi te madhe ka te shikohet ceshtja e sistemit zgjedhor. Gjithnje ne e kemi levizur kete sistem nje here e kishim mazhoritar te perzier me proporcional tani e kemi proporcional rajonal. Keto ndryshime jane bere pa konsultime me popullin dhe kjo gje duhet te ndryshoje - thekson Godo. Po keshtu politikani i vjeter shprehet i hapur edhe per te bere ndryshime ne Kushtetute qe lidhen me menyren e zgjidhjes se Presidentit te Republikes. Sipas tij mund te shikohet edhe ideja e zgjedhjes se Presidentit nga populli per ti dhene keshtu kesaj figure me shume legjitimitet dhe force ne aksionet e tij. Nga ana tjeter Godo perserit edhe qendrimin e tij per nevojen e krijimit te nje Parlamenti me dy dhoma ne vend. Sipas tij me ndryshimet kushtetuese mund te shikohet edhe ideja e krijimit te nje senati. Nderkohe Godo theksoi se me amendimin e Kushtetutes duheshin pare edhe disa dispozita te saj ne lidhje me ceshtjen e pronave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›