E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjaku, Vera rrezikon rikthimin e krizes

Ne prag te stines se nxehte te Veres, spitalet tona rrezikojne te mos mbulojne nevojat e pacienteve me gjak. Drejtoresha e Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, Irena Qendro thekson se numri i dhurimeve vullnetare, vazhdon te jete i ulet.

Kriza

Te semuret rrezikojne te mos marrin gjak per shkak se qendrat e gjakut jane drejt nje kolapsi, per sa i perket furnizimit dhe dhurimeve vullnetare. Po keshtu ne periudhen e Veres, situata rendohet per shkak te rritjes se numrit te aksidenteve qe ndodhin ne rruge si dhe pezullimit te operacioneve me planifikim. "Vera eshte nje periudhe, gjate se ciles dhurimet e gjakut bien per shkak te nderprerjes se kirurgjise se planifikuar, nga e cila sigurohet nje sasi e konsiderueshme stoku per bankat e gjakut ne spitale, si edhe per shkak te uljes se dhurimeve vullnetare", eshte shprehur Irena Qendro, drejtoresha e Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut. Sipas te dhenave nga ky institucion rezulton se dhurimet ne keto muaj, jane vetem 250 kurse gjate periudhes se dimrit ato shkojne ne 700. Shifrat behen me kritike, nese do te llogarisim se vetem te semuret talasemike, qe duan gjak ne menyre periodike, jane me shume se 500.

Rezervat

Vendi yne eshte duke shkuar drejt boshatisjes se rezervave te gjakut, nderkohe qe kerkesat e tij ne periudhen e Veres jane me te shumta. Sipas te dhenave nga Ministra e Shendetesise, niveli i dhurimeve bie ne kete periudhe per shkak te pezullimit te operacioneve te planifikuara. Sipas procedurave te percaktuara ne vitin 2003, familjaret e pacientit qe do te operohet duhet te dhurojne gjak, perpara nderhyrjes kirurgjikale. Kjo ka qene edhe nje nga menyrat me te mira per te mbushur bankat e gjakut, pasi ne shumicen e rasteve ato nuk perdoreshin. Por me pezullimin e operacioneve, per shkak te temperaturave te larta, ulet numri i dhurimeve qe e con vendin drejt nje kolapsi. Ne kete thirrje publike, per te dhuruar gjak, perfaqesues te Ministrise se Shendetesise kane pohuar se dhurimi i 300 grameve gjak, nuk perben asnje problem per shendetin.

Dhurimet

Shqiperia mbetet nje nga vendet me tradite te ulet, per sa i perket dhurimit vullnetar te gjakut. Nisur nga kjo situate, Ministria e Shendetesise ka si objektiv te realizoje kalimin nga sistemi i dhurimit te rregullt me pagese, ne dhurimin vullnetar te gjakut. Procesi i kalimit te dhurimit te gjakut me pagese ne ate vullnetar, do te jete gradual dhe do te perfundoje brenda afatit te percaktuar prej 5-10 vjetesh me objektivat perkatese. Ne kete kuader, sipas Ministrise se Shendetesise, synohet rritja e dhurimeve vullnetare ne qytetet e medha, shtrirja e ketij aktiviteti ne te gjithe vendin, qe numri i dhuruesve te jete sa dy per qind e popullates dhe brenda 10 vitesh, numri i dhurimeve te arrije ne tre per qind te popullsise. Sipas te dhenave ne nje vit, ne Shqiperi behen 20 mije dhurime. Per te plotesuar nevojat me gjak, duhen te pakten 35 mije te tilla, pa llogaritur ketu nenproduktet e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›