Bie nga ndertesa, humb jeten punetori
Durres- Nje punetor ndertimi ka gjetur vdekjen, teksa punonte per ndertimin e nje pallati ne lagjen 13 ne Plazh te Durresit, ne rrugen e ish-frigoriferit. Aleks Shkira, 39 vjec eshte gjetur i vdekur ne mesdite, ne nje grope me uje prane vendit te punes. Nga keqyrja e vendngjarjes policia ka arritur ne perfundimin se Shkira, ka rene nga lartesia e pallatit, por po hetohet nese ngjarja ka qene aksidentale apo e qellimshme. Policia ka ngritur dy pista hetimi ne lidhje me kete ngjarje. Pista e pare qe po hetohet eshte qe, punetori ka humbur ekuilibrin gjate punes dhe ka rene duke gjetur vdekjen e menjehershme. Ndersa pista e dyte mbeshtetet ne faktin qe aksidenti mund te jete i provokuar.
Ngjarja
Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:00. Kane qene punetoret e objektit shumekatesh te cilet kane lajmeruar menjehere policine, qe ka mberritur ne vendngjarje. Informacione zyrtare te Policise se Durresit bejne te ditur se trupi i pajete i 39-vjecarit eshte gjetur ne nje grope uji, e cila ishte hapur per ashensorin. Sipas policise, duke u bazuar mbi deshmine e punonjesve, mendohet qe viktima te kete rene nga lartesia, ne drejtim te hapesires se krijuar ne objekt per ashensorin, duke rene pikerisht ne gropen e mbushur me uje. Nga ana e policise, nuk behet i ditur emri i firmes kontraktuese te objektit apo pronarit te saj. Po keshtu efektivat e Policise se Durresit, nuk kane asnje te arrestuar, por vetem te ndaluar dhe keta, jo pronaret apo inxhinier te objektit, por punetore te cilet jane thirrur ne komisariat per te deshmuar rreth ngjarjes se ndodhur.
Hetimet
Nga hetimet e para te kryera nga efektivat e policise, ngjarja eshte konsideruar aksidentale, pasi dyshohet qe shtetasi te kete rene nga lartesia e pallatit nderkohe qe po punonte, kjo dhe per shkak te plageve te shumta qe kishte marre ne pjese te ndryshme te trupit. Por, ky version nuk ka qene perfundimtar per efektivat e policise, te cilet po hetojne edhe ne nje piste tjeter, ate te nje aksidenti te provokuar nga nje person i dyte. Dyshimet e grupit hetimor te Policise se Durresit, jane ngritur vetem pas deshmise se disa prej punetoreve, te cilet kane pohuar se viktima kishte nje shume te konsiderueshme parash me vete, shume kjo qe kapte vleren e 60 mije lekeve te rinj, duke hedhur dyshime mbi nje aksident te provokuar. Arsyeja se pse viktima i dispononte parate, pikerisht diten qe humbi dhe jeten, sipas te njejtave deshmive, eshte se i kishte marre per te shlyer disa borxhe qe ua kishte kolegeve te punes.