Semundjet neurologjike, asnje shifer per te prekurit
Ministria e Shendetesise dhe institucione te tjera te linjes, nuk kane asnje te dhene per numrin e te prekurve nga semundjet neurologjike. Gjate Konferences Mesdhetare te Neurologjise, ekspertet e fushes kane pohuar se duhet nje bashkepunim me i ngushte ne fushen e studimeve kerkimore shkencore, si per njohjen ashtu dhe per kembimin e vlerave kulturore. Ne qender te vemendjes, te kesaj konference ishte hartimi i bashkepunimi si dhe shkembimi i eksperiencave me qellim permiresimin e sherbimit, ndaj pacienteve te prekur nga semundja e neurologjise. Tre ishin pikat ku u fokusuan te pranishmit per sa i perket fushes se neurologjise, shkembim eksperiencash mes eksperteve, bashkerendim te veprimtarise si dhe kerkime shkencore. Nga ana e saj, ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka kerkuar strategji te perbashketa me vendet e rajonit per menaxhimin e patologjive te ndryshme qe prekin popullaten. Reformat ne Shendetesi, tha Godo, jane te rendesishme per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian dhe duhet te ecin paralel me reformat ne fusha te tjera. "Ne fushen e shendetesise, me shume se ne cdo fushe tjeter, te mund krijosh strategji te perbashketa behet e domosdoshme pasi shpesh problemet ne rajon jane te aferta me njera-tjetren; shpesh shkaqet e patologjive, e mortaliteteve, e perhapjes, e rritjes se mortalitetit te nje grupi patologjish, kane baza te perbashketa ne rajon", u shpreh ministrja Godo.