E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN zyrtarizon anetaresimin e Kosoves

Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) i ofroi dje zyrtarisht Kosoves anetaresimin. Bordi Ekzekutiv i Fondit certifikoi dje voten e guvernatoreve per pranimin e Kosoves gje qe do t'i jepte asaj drejten per te marre kredi prej miliona dollaresh te mbeshtetura nga ky institucion financiar. Ne nje deklarate, Bordi njoftoi se Kosova do te behet anetare e Fondit Monetar Nderkombetar kur perfaqesuesit e saj te nenshkruajne marreveshjen ne Uashington ku ndodhen zyrat qendrore te FMN-se. Kuota fillestare e propozuar nga Bordi per Kosoven eshte rreth 88.6 milione dollare. Secilit nga te 185 vendet anetare qe ka Fondi i caktohet nje kuote e cila bazohet kryesisht ne peshen qe cdo vend ze ne ekonomine boterore. Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria e Kosoves, pro anetaresimit te Kosoves ne FMN kane votuar 96 shtete, 38 kane abstenuar, kurse 10 vende ishin kunder.

Serbia dhe Rusia e kundershtuan ne menyre aktive kerkesen e Kosoves per anetaresim ne FMN dhe sipas gazetes "The Wall Street Journal", pranimi i saj u shoqerua me debate.

Kosova e beri kerkesen e anetaresimit ne FMN vitin e kaluar menjehere pas shpalljes se njeanshme te pavaresise. Po vitin e kaluar Fondi Monetar e njohu shkeputjen e Kosoves nga Serbia megjithese shteti i ri nuk eshte anetar i Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Pranimi i Kosoves erdhi ne Diten e Evropes kurse nenshkrimi i marreveshjes mes Kosoves dhe FMN-se pritet te behet ne qershor. Anetaresimi i Kosoves ne institucione monetare paraqet edhe pergjegjesi me te medha per kete vend ne zhvillimin ekonomik, por edhe angazhim te shtuar ne luftimin e dukurive negative.

Kryeministri dhe Qeveria e Kosoves e kane kuptuar kete edhe si mesazh per subjektivitetin qe Kosova duhet ta fitoje ne kuader te integrimeve evropiane. Por, Thaci ka terhequr verejtjen se dinamika e ketyre integrimeve varet nga vete Kosova. "E ardhmja evropiane e Kosoves eshte e sigurt. Koha varet edhe nga ne. Sa me teper sukses qe te kemi ne ne qeverisje te mire, sundim te ligjit, ne implementimin e parimeve dhe standardeve evropiane, edhe rruga jone do te jete me e shkurter", theksoi Thaci.

Edhe Ambasada Amerikane ne Prishtine, permes nje deklarate, ka mirepritur anetaresimin e Kosoves ne Fondin Nderkombetar Monetar. Ajo tha dje se anetaresimi ne kete institucion te rendesishem financiar do t'i ndihmoje Kosoves ne perpjekjet e saj per te arritur stabilitet ekonomik dhe prosperitet ne dobi te te gjithe qytetareve te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›