E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet 25-vjecari, "shleu" borxhin me euro false

Ka tentuar qe borxhin qe kishte ta shlyeje me euro te falsifikuara, por ka rene ne prangat e policise. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Policise ne Gjirokaster, specialistet e Sektorit Kunder Krimit Ekonomiko - Financiar kane bere arrestimin ne flagrance te 25 vjecarit, Sotir Kristani, lindur dhe banues ne fshatin Oshteve, te rrethit Gjirokaster. Dje ai i kishte dhene te njohurit te tij M.C, nje kartemonedhe te prerjes 100 euro duke pretenduar te shlyente nje borxh qe i kishte marre para disa muajsh. "Fillimisht pasi mora kartemonedhen nuk dyshova se ajo mund te ishte e falsifikuar, por me pas kur e krahasova me nje kartemonedhe tjeter te se njejtes prerje, dyshova se ajo mund te ishte e fallsifikuar", i ka pohuar M.C policise lokale. Pas ndalimit te Kristanit per vepren penale te "falsifikimit te monedhave", policia beri edhe sekuestrimin e kartemonedhes 100 euro, ne cilesine e proves materiale. B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›